Romani “Psycho” plot dashuri

Libra

Romani “Psycho” plot dashuri

Më: 7 maj 2018 Në ora: 23:18
Kopertina e librit

Përveç që romani ‘Psycho” i Ilir Muharremit njihet për skenat e dhunës, psikopatisë, kanibalizmit, torturave ekstreme mesjetare, aty ka shumë dashuri, jazakonisht romantikë bile trazuese që me vete mbart personazhe verbuese e që përdorin një gjuhë të dëlirë dhe shumë fisnike. Skenat janë të vendosura mes sensualitetit dhe romani paraqet dashuri moderne shumë pasionale, andaj ka edhe sharmë çuditës, elegantë dhe kuptim shumë dramatik. Personazhi i femrës është i lodhur nga dashuria dhe dhunimi seksual. Ajo e urren edhe jetën, gjen prehje te protagonisti i cili poashtu urren jetën, të dytë tentojnë të bëjnë vetëvrasje. Jetën të dytë e shohin të zbrazët, mirëpo çastet kur rrinë bashkë ankimet e tyre vdesin, ulërimat qetësohen. Por, prapë ndjejnë zbrazëti ngaqë e kanë humbur shijen e jetës. Personazhi i femrës shumë herë ka tentuar të vetëvritet dhe vetëvrasja e saj çalon kur takon kryespersonazhin. Vetëvrasja i bashkon.

Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente:

Zonjë, a mund të më dëgjoni pak, sepse kam nevojë të shprehem pa ndonjë rrezik që do t’ju bezdisë? Druaj se nuk do të merremi vesh në këtë bar të mrekullueshëm. Ki durim pak! Jetoj vetëm, fillikat vetëm, pa familje, përtoj të flas shumë me njerëz. I përshëndes sa për të thënë. Asgjë nuk marr nga ta dhe asgjë nuk jap.

Filloni të më shikoni më ëmbël,  rrëshqitni nëpër fjalitë e mia. E kjo më pëlqen.

 Shpatullat, fytyra dhe vithet i ke të mira.

Arsyeja pse unë e ti jemi puqur kemi dështime të përbashkëta, dhe nuk do të thotë të njëjta, por fundin e dëshironim të njëjtë. Vetëvrasjen. Më thuaj sa herë ke nisë të vetëvritesh dhe prapë je kthyer? E dijë zonjë, rasti i dytë ishte  kur tentoje të pije varikin dhe familja të shpëtoj. Atë e bëre kur u lidhe me një djalosh të fesë tjetër. Ishte krishterë i devotshëm, kurse ti myslimane. Duheshit shumë, e dijë, por dashuria juaj ishte e ndaluar nga të dyja familjet, dhe gjithmonë dashuritë e ndaluara janë më të përjetshme se sa ato të lira. Pas pak kohësh djali u vetëvra. E ti e vuajte shumë atë, dhe tentove të bashkoheshe me të. A nuk është kështu zonjë? Po t’i lëmë zonjë të këqijat, të jetojmë tash me të mirat, jemi bashka apo jo? Edhe për dhunimin tënd më ke folur, edhe shenjën te mjekra të bërë më thikë nga dhunuesi. Të gjitha i dimë bashkë zonjë.

Të rrimë qetë, jashtë bie shi. Fatmirësisht jemi brenda bashkë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat