Gruaja që fshihet pas romani “Psycho”

Libra

Gruaja që fshihet pas romani “Psycho”

Nga: Ilir Muharremi Më: 9 maj 2018 Në ora: 22:15
Romani “Psycho”

Romani i përfolur “Psycho” i Ilir Muharremit edhe pse përmendet si roman me shprehje pa kufizuese, situata të drejtpërdrejta, shpalosje të çdo sekreti, në thelb paraqet një femër për të cilën mendohet se është imagjinatë e autorit apo ka diçka nga e vërteta. Siç duket ajo krijohet  nga imagjinata e autorit të romanit, por ngjarja dhe biografia e saj duken sikur reale dhe shumë të natyrshme.  Në vazhdim po ju sjellim një pjesë nga kjo:

“Sikur ju të jeni police, kjo do ishte shumë e thjeshtë. Mos keni fare dyshim. Disi si ndjenjë e çuditshme zonjë, dhe nuk e di a ka kuptim. Jemi të racës së ngjashme, por edhe sikur të isha zezak, kinez, indian, të gjithë jemi të ngjashëm. Atëherë, më rrëfeni ju lutem çfarë ju ndodhi prej vitesh duke tentuar të hidheni nga ura, ta vrisni veten zonjë. Yt atë ishte shumë i alkoolizuar zonjë, t’i je rritur në fermë me sa mbaj mend unë. Ka kohë që ka vdekur yt at. Arsyeja pse unë e ti jemi puqur kemi dështime të përbashkëta, dhe nuk do të thotë të njëjta, por fundin e dëshironim të njëjtë. Vetëvrasjen. Më thuaj sa herë ke nisë të vetëvritesh dhe prapë je kthyer? E dijë zonjë, rasti i dytë ishte  kur tentoje të pije varikin dhe familja të shpëtoj. Atë e bëre kur u lidhe me një djalosh të fesë tjetër. Ishte krishterë i devotshëm, kurse ti myslimane. Duheshit shumë, e dijë, por dashuria juaj ishte e ndaluar nga të dyja familjet, dhe gjithmonë dashuritë e ndaluara janë më të përjetshme se sa ato të lira. Pas pak kohësh djali u vetëvra. E ti e vuajte shumë atë, dhe tentove të bashkoheshe me të. A nuk është kështu zonjë? Po t’i lëmë zonjë të këqijat, të jetojmë tash me të mirat, jemi bashka apo jo? Edhe për dhunimin tënd më ke folur, edhe shenjën te mjekra të bërë më thikë nga dhunuesi. Të gjitha i dimë bashkë zonjë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat