A është romani “Psycho” erotikë e lehtë?

Libra

A është romani “Psycho” erotikë e lehtë?

Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:49
Kopertina e librit

Shkrimtari Ilir Muharremi në një intervistë në emisionin e pasdites në televizionin  Tribuna Channel, i pyetur për romanin tashmë të njohur për publikun se, a është erotik apo më shumë triler, ai është përgjigjur: “Në brendësi, ka erotikë dhe kjo erotikë nuk vjen e kamufluar apo e mbështjellur, por direkt, estetike, jo shumë vulgare”.  Ky njëherësh konsiderohet edhe romani i parë i këtij lloji dhe fajet përse letërsia jonë nuk ka përjetuar një gjë të tillë, sipas Muharremit është mentaliteti turk i shfaqur te shqiptarët si dhe ai arab, i cili na ka lënë të prapambetur. Mes të tjerësh në emision moderatorja Mirjeta Morina shpalosi disa fragmente erotike të këtij romani të cilat po ju sjellim në vazhdim:

“Fjalimet i lëmoja shumë mirë, madje edhe juve do ju pëlqenin zotëri. Veçanërisht kur përshkruaja flokët, vetullat, sytë dhe trupin. Thelbin e dija veç unë, nuk isha asgjë, isha i dhimbshëm, nuk ja vlente të kapeshin pas meje, dhe jeta ime pak e njihte lumturinë. Në fillim nguliteshin, pastaj bëhej vonë të më braktisnin. Arsyet e thelbit i mbaja sekret sepse më pëlqente të flija me misteret e tyre. Unë i besoja gënjeshtrave të mia, bëhej pjesë e rolit tim. Femrat e ndjeshme u mundonin të më kuptonin, por dështonin. Disa tjera vërenin se respektoja lojën, ato qenë të padurueshme menjëherë kalonin në çastet reale të jetës. Unë fitoja gjithmonë, sepse përveç që i dëshiroja kënaqja veten time, ngaqë i besoja fuqisë sime dhe arritjeve….

U shtriva në shtrat dhe e ndjeva kur u ul. I mbylla sytë dhe në atë çast po zbathte çorapet, xhinset, bluzën dhe të brendshmet. Ashtu siç isha edhe unë i shtrirë fillova të zhvishem. U puthëm. Ndaloji dhe më tha: “Sa kohë ke pa bërë dashuri me ndonjë femër?”.  Pesë ditë. “Pesë ditë?”. Po.  “Nuk e paske hak të çmendesh pas mishit tim”, tha ajo për të vazhduar. “E di që të kam ëndërruar mbrëmë?”

“Psycho” përveç që është erotik është edhe roman i dhunshëm, kënaqësia kryesore e personazhit qëndron në atë duke e dhunuar viktimën e më pastaj vrarë atë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat