U promovua libri me poezi "Gjethet do t'i pres në dore"

Libra

U promovua libri me poezi "Gjethet do t'i pres në dore"

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 20 maj 2018 Në ora: 11:08
Dashamiret e librit në sallën e Institutit Albanologjik me interesim përcjellin promovimin e librit të poetes Drita Kasumi

Në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtine në praninë e  kolegeve, arte dasheve, miqve e  bashke familjareve dhe dashamireve të tjerë, u promovua libri  i trete me radhë i poetes  Drita Kasumi, me titullin "Gjethet do t'i pres në dore". Recensenti dhe lektori i librit  Zymer Mehani duke folur rreth vështrimit të tij kushtua vëllimit poetik  të kësaj poete në mes tjerash tha:” Kjo poete nga lexuesi njihet që një kohë të gjatë si autore e tri librave të botuara ku shquhet me vargun, ku refleksionin e ka mjaft të qartë, shprehjet e theksuara dhe merret me preokupime të pastra poetike. T’ua rikujtojmë lexuesve se kjo poete e vyeshme deri më tani ka botuar dy vëllime poetike: “Falma këngën, varg”dhe “Mos ma kërko ikjen”. Vëllimi “Gjethet do t’i pres në dorë”, është i treti me radhë prej kësaj autoreje.

Edhe në vëllimin poetik “Gjethet do t’i pres në dorë” poetja Drita  ka krijuar poezi që i përgjigjen kërkesave teorik-letrare dhe urdhrit krijues poetik, në të cilat shpreh vlimit e brendshme shpirtërore me ngjyrime karakteristike dhe të veçanta. Poezia e kësaj autoreje na imponohet me veçoritë e saj, me origjinalitetin e të shprehurit dhe me synimet estetike. Në këto poezi po ashtu hasim disa dridhje emocionale që janë elemente, të cilat na bëjnë të kuptojmë se poetja dallohet nga krijuesit e tjerë me theke dhe veçori të stilit. Poezitë e kësaj poete janë racionale të mbështetura në përvojën e fituar krijuese të autores për të vargëzuar, në ndjenjat e drejtpërdrejta dhe preokupimet jetësore. Prandaj   poezitë  që u promovuan në këtë vëllim poetik janë të veçanta, ngase ndryshojnë prej të tjerëve. E themi këtë sepse poetja Drita në vargjet e veta trajton butësinë, preokupimet shpirtërore të brendshme, subjektive, siç janë dashuria ndaj atdheut, dashuria intime; veset, si gënjeshtra e tradhtia e të tjera, por trajton edhe preokupimet objektive nga aktualiteti dhe jeta shoqërore, nga e kaluara, por me shpresë dhe vizion edhe për të ardhmen. Pra, ndjenjat e drejtpërdrejta dhe motivet e ndryshme  janë shenja që lënë gjurmë në poezinë e saj.

Motivet dhe elementet kryesore të poezive të vëllimit  me titullin “Gjethet do t’i pres në dorë” të poetes Drita na bindin se kjo autore tashmë është e kultivuar, ngase na ka sjellë poezi të qarta dhe komunikatave në shprehje, duke i shtjelluar tematikat dhe duke i trajtuar motivet me një ecuri të lehtë dhe të rrjedhshme.

Poezitë e Drites janë racionale të mbështetura në përvojën e fituar krijuese - për të vargëzuar,  ndjenjat dhe preokupimet jetësore

Image
Ballina e librit me titullin“Gjethet do t’i pres në dorë” të poetes Dritës

Ne si lexues nuk e kemi të vështirë për ta kuptuar e përjetuar poezinë e autores Drita, sepse motivet e trajtuara, si ai i atdhedashurisë, për heronjtë dhe dëshmorët, motivi i dashurisë intime, përkojnë me jetën dhe aktualitetin, brengat, andrallat për të cilat rrëfen poezia e poetes, janë edhe tonat, ngase jeta jonë përshkohet, veç sukseseve, nganjëherë edhe me dëshira të parealizueshme. Poezia e poetes Drita  përshkohen me optimizëm dhe ka ngjyrime individuale. Tipar kryesor, madje dhe shumë i rëndësishëm në të shtjelluarit dhe të trajtuarit e tematikave dhe motiveve, është guximi i saj në të krijuarit e figuracionit poetik, element ky që është qenësor, sidomos për poezinë. Prandaj, vërtet kjo poete mjeshtërisht ia ka dalë që t’i kamuflojë mendimet e veta, të shprehura në vargje aq bukur me metafora, krahasime, hiperbola etj.  që librit ia shtojnë vlerën edhe më shumë.

Gjuha të cilën  poetja Drita Kosumi  e ka përdorur në poezitë e saj është origjinale, pa asnjë shkarjes dialektore a krahinore ?ka do të thotë së autorja në poezitë e saja ka përdorur gjuhën letrare, duke u marrë me çështje thelbësore të jetës, që kanë dalë shumë të frytshme si motive. Vargjet e vëllimit poetik me titullin e cila u promovuan në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë me titullin  “Gjethet do t’i pres në dorë” të poetes Drita janë të lira, të parimuara, ose të rimuara rrallëherë. Duke i pasur para sysh të gjitha këto elemente, përfundojmë me konstatimin se botimi i vëllimit poetik të kësaj poete të vyeshme  janë ngjarje e rëndësishme kulturore dhe kontribut i autores dhënë letërsisë sonë bashkëkohore shqipe në përgjithësi e veçmas poezisë. Në fund të këtij promovimi autorja e librit Drita Kasumi shprehi konsideratën  për gjithë te pranishmit qe e begatuan e madhështuan atmosferën në promovimin te këtij librit me te ri, sikur edhe ata qe për një arsye apo tjetrën nuk patën mundësi te jene ne mesin tone. Drita si poete, si femër, si nënë obligimet që i ka mbi supet e saja  gjithmonë doli faqebardhë dhe  mbeti e pathyer, stoike. Ishte dhe mbeti përherë krah i fortë i burrit dhe shtyllë e fortë e familjes dhe kryerjen e pune të tjera me sukses. Ajo sot është kudo: në drejtim të çfarëdo sektori, në rrugën e dritës, është vetë drita, është mosnënshtrimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat