Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, personalitet i çështjes kombëtare

Libra

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, personalitet i çështjes kombëtare

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:05
Liberi me titullin “Moti” Antologji për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun

Në recesionin e  dr.  Zejnepe Alili Rexhepi kushtua Antologjisë me titullin “Moti i madhe” në mes tjerash thuhet:” Të shkruash për Figurën e Gjergj Kastriotit, nënkupton të shkruash për historinë më të lavdishme shqiptare, të shkruash me ngjyrën e gjakut përjetësinë e përpjekjeve për një qëllim, për një ideal që ngrihet edhe mbi vetë jetën tonë! Portretizimi i heroit kombëtar është njësoj si të kërkosh gjurmët e gjakut nëpër gurët e prushtë të historisë. Antologjia me titullin “Moti i madh”  është antologjia më e re në dorëshkrim e përgatitur nga poetët aktiv dhe mirënjohur në boten mërgimtare dhe trojet shqiptare  Hasan Qyqalla dhe Fran Tanushi, më të tilla përzgjedhje me vlera, që shënon pothuajse vazhdimësinë e botimeve të këtij lloji letrar, si Antologjia poetike për Nënën Terezë “Vargje për Nënën”.

Kjo Antologjia me titullin „Moti i madh“-tha në vazhdim të fjalës së saj dr. Zejnep,  këto ditë është në duar e lexuesve në diasporë dhe se shpejti në Kosovë  e vende të tjera e cila brenga kopertonave të saja përmban një sasi të konsiderueshme poezish, me karakter tejet të theksuar simbolik-patriotik, si përcaktim i portretit të heroit legjendar, përqendruar në qasje të shumanshme tematike. Poezitë janë një gamë e gjerë prurjesh refleksive, me një botë të pafundme ndjesish, ku përmes vargut poetik i bashkon, jo vetëm poetët e Mërgatës, por poetë të të gjitha hapësirave shqiptare. Në antologji janë përfshirë gjashtëdhjetë e tri  poezi, nga gjashtëdhjetë e tre poetë, simbolikë që përkon me vitet e jetës së krye heroit Gjergj Kastriotit.

Në këtë kohë, përplot tendenca për përbaltjen e figurave tona kombëtare, nga individë dhe qarqe të dyshimta, botimi i kësaj antologjie, për heroin tonë me përmasa kombëtare dhe të përbotshme është gravimi i duhur mbi magmën burimore të ngjarjeve që nuk guxon t’i shlyejë koha, duke dhënë kështu edhe një tis artistik mbi aktivitetet e shumta që paralajmërohen gjatë këtij viti jubilar  të vdekjes së Gjergj Kastriotit. Autorët e kësaj vepre antologjike, Hasan Qyqalla dhe Fran Tanushi  me idenë dhe angazhimin e tyre  mundësuan që harresa tona të mos gjejë vend për ta zvetënuar hapësirën e lirë të arkivimit të kujtimeve që e shtojnë krenarinë e kombit- tha në vazhdim dr. Zejnepe Alili Rexhepi. Edhe pse, nganjëherë shkrimet mund të jenë vetëm ca grimca të reja të njëtrajtshme shënuar nëpër libra, në gamën e madhe të zhvillimit të artit, përsëri çdo përpjekje për të nënvizuar copëza ngjarjesh jetike është e pranueshme, si ndihmesë që pa mëdyshje duhet vlerësuar në ngritjen e mozaikut kulturor e letrar, me rëndësi historike.

Në antologji janë përfshirë gjashtëdhjetë e tri  poezi, nga gjashtëdhjetë e tre poetë kushtua heroit tonë Gjergj Kastriotit

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, një personalitet i mbrujtur me lavdi, i përket një periudhe të rëndësishme shoqëroro-politike dhe historike për shqiptarët dhe jo vetëm. Personalitet, që palodhshëm, për dekada të tëra iu përkushtua çështjes shqiptare. Këtë periudhë, studiuesit, me të drejtë e quajtën “Moti i madh”. Po këtë qëndrim madhështor e mbanë edhe poetët e përfshirë në këtë vepër. 

Figura e Gjergjit identifikohet me kalorësin e shekujve fitimtarë, megjithëse nganjëherë për të shpata mund të ishte vetë fjala. Veçmas atëherë, gjatë fjalimit në Krujë, ku ai shpejt merr epitetin Arkitekt i bashkimit. Në të gjitha kohërat, ai vazhdon të mbetet heroi ynë epik, po ajo epikë e gjallë shekujsh me rrënjë fisnikërie. Në gjashtëdhjetë e tri poezitë e përzgjedhura të kësaj antologjie vërtet përshkruhet saga e rrapit të vjetër, siç e cilëson njëri  nga poetët, ndonëse nganjëherë vargjet sajohen plot krenari për të kaluarën e lavdishme dhe identitetin e fisëm të heroit. Nën udhëheqjen e tij, shqiptarët gjetën udhën e dritës.  Janë me dhjetëra poezi që mund të veçohen për shkak të fuqisë së krijimit dhe mesazhit njerëzor, mirëpo do të veçoja si dy më kulmoret: është mungesa jote, Zoti ynë? Dhe Vjen nga shekujt Gjergji ynë, ndonëse të gjitha poezitë japin efektin e asaj ndenje krenarie që shqiptarët i ka mbajtur në për kalimet e gjata kohore.  

Thuhet se, përmes historisë e mësojmë të kaluarën, a në të vërtetë, historitë kombëtare janë të pranishme përmes kujtimesh. Poetët edhe pa stërzgjatje, e sjellin këndshëm mesazhin poetik. Në vazhdim dr. Zejnepe tha së kjo është dhunti e poetit shqiptar, veçmas edhe atyre në Mërgatë, toka e të cilit ngjizet po nga gjaku i derdhur i atyre që flijohen me idealin, se Atdheun e kanë më të shenjtë. Antologjia poetike “Moti i madh” është përmbledhje përjetimesh që i referohet atij “uni të thellë” kur poezia shkruhet me ndjeshmërinë që del thellësisht nga shpirti dhe jo si në lojë fjalësh.

Figura e Gjergjit identifikohet me kalorësin e shekujve fitimtarë,  nganjëherë për të shpata  ishte vetë fjala

Ecejaket e ngjarjeve historike, nuk vijnë e ikin vetëm duke lënë hijen e pranisë së tyre për një kohë, por lënë dhe gjurmë mbi ngjarje të shënuara, heronj e individualitete që rrezatojnë lavdinë e kohës së vet. Të tillë e njohëm Gjergj Kastriotin, ne gjenerata të tëra, të tillë do t'ua lëmë atyre që do të vijnë pas nesh, sepse skalitja a portretizimi i një krye heroi shënon kujtesë vlerash të veçanta. Në to shtresohet vlera e historive kombëtare, ja si rasti edhe i kësaj antologjie që përmes vargjesh e fjalësh - simbol, ngrihen në altarë dhe përcjellin kumte. Poetët, transmetojnë ndjeshëm linjën dhe ritmin e jetës, pasi duan që në atdheun e tyre të mbeten të paprekshme gjurmët e lapidarëve të pavdekësisë. Edhe në larg  gdhendje më të mëdha shpirtërore, poeti e ruan argumentin shqiptar, ngjyrimet kreshnike dhe baladat e hershme, përmes të cilave artistikisht e pasqyron historinë, teksa brenda kësaj historie duhet të ruhet kujtesa! Andaj, këto poezi i cilësova si vargje epope.

Vepra letrare përgjithësisht, me këtë edhe vepra antologjike “Moti i madh” me vlera letrare-artistike, krahas atyre politiko-historike vë në spikamë ideale atdhetare, ku poetët mbështeten në kuptimin vlerësues, jo vetëm të formës dhe strukturës së vargut, por edhe në përshkrimin dhe sintetizimin artistik të përjetimeve të individit dhe shqiptarëve. Sajon forma vargëzimesh, nën tisin e të cilave personifikohen antitezat: Jeta - sakrifica, Atdheu - liria, në ecejaket e pafundme të të cilave shkruhet historia e një populli, si në rrëfimet epike, dedikuar realitetit të një kohe. Përshkruhen edhe vlerat njerëzore, traditat, kultura, tragjeditë dhe heroizmat, si mbanë  mendje që ngrihen mbi historinë e kombit si kauzë kushtua kombëtare për dinjitet, liri e pavarësi. Këto lloje veprash, janë përzgjedhje letrare, varësisht nga zhanri, që kanë për synim, jo enkas krahasimin midis autorësh, por realizimin e penës së tyre, në aspekte ideore - tematike dhe stilistike - artistike, me temë boshte Atdheun dhe heronjtë e tokës amë. Liberi me titullin “Moti i madh” është identifikim  si i mrekullueshëm përmes poezive, të cilat lexohen këndshëm, duke i bërë pothuajse tonat mendimet e krijuesve, edhe pse përcaktimi i vlerave më të larta, nganjëherë mbetet vetëm përpjekje Sizifi.  Antologjitë janë libra që përbëhen nga tharmi i shpirtit njerëzor drejt arritjeve kulmore të artit letrar-poetik. Ato, nuk përbëjnë vetëm libër shtesë në bibliotekën e kujtdo, por janë përzgjedhje e verifikuar kujtese mbi vlerat e artit të shkruar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat