Promovohet dy libra me vargje të autorit Martin Quni

Libra

Promovohet dy libra me vargje të autorit Martin Quni

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:07
Promovohet dy libra me vargje të autorit Martin Quni

Poezisë dhe historisë shqiptare i janë shtuar edhe dy tituj të ri letrat “Universi i Jetës” dhe “Lulja e Jetës”, të autorit Martin Quni, libra këto të cilat sot u promovuan në Biblioteka Kombëtare “ Pjetër Bogdani”.

Drejtori i Radio “Evropa e Lirë“, Ahmet Qeriqi duke folur fjalë të mëdha për autorit e këtyre dy librave, tha se Martin Quni përmes vargjeve ka ndërtuar ura mirëkuptimi dhe besimi ndër shqiptar.

Qeriqi: Poeti i kthehet mesazhit për ta bërë Shqipërinë

“Në përmbledhjen poetike “Universi i Meditimit” poeti për të satën herë iu ka kthyer mesazhit për ta bërë e jo për ta prishur Shqipërinë e krijuar me aq mund, gjatë djers të derdhura nëpër breza dhe për netët e zeza të historisë mijë vjeçare. Ai kërkon të rrimë kujdestar nëpër udhëkryqe sepse po nuk u bëmë kujdestar besnik po nuk e ruajtëm digën prore të rrezikuar nga brenda e jashtë ajo shpërthen ashtu siç ka shpërthyer sa e sa herë dhe na ka përmbytur”, u shpreh ai.

E gazetari dhe krijuesi, Prenk Buzhala tha se autori përmes shkrimeve të tij gjithmonë ka kërkuar që shqiptari të duhet sepse për të ndër vite është derdhu gjak.

Ai tutje shtoi se këta dy tituj po ashtu përmbajnë poezi edhe për Adem Jasharin, Jusuf Gërvallën, Nënën Tereza, e shumë luftëtar tjerë që u tretën për liri të Kosovës.

Buzhala: Në këtë komunikim poetik u drejtohet shqiptarëve

“Në këtë komunikim të ndërsjella poetik Martin Quni në radhë të parë i drejtohet shqiptarit tek i cili dëshiron të përveçio shqiptarinë me shtyllat e tij kulturore, historike apo edhe gjeostrategjike. Kundruall shqiptarësisë autori i ka dhënë një përmasë tjetër tematike e artistike që shfaqen si anë e kundërt e gjërave një si kontrastim i shtrirë në gjithë veprën që auto e peëkufizon si shemëri”, u shpreh ai.

Kurse, poeti Sadik Pervetica tha se libri “Lulet e Jetës” është një përmbledhje e poezive që paraqesin kulturën e thellë intelektual në vitet 80’ta dhe 90’ta kur në mënyrë pedagogjike kërkohej një pavarësi nga Jugosllavia.

Pervetica: Martin Quni u burgos për shkak të kërkesës për liri

“Në përmbledhje “Lulet e Jetës” autori Martin Quni ka radhitur letrat nga burgu që ia kishte dërguar Agronit dhe  Teutës birit dhe bijës së tij duke filluar që nga viti 1983 kur ata ishin fëmijë e deri në vitin 1990 kur ishin rritur dhe po vazhdonin mësimet e fillores. Po kështu ky libër është pasuruar edhe me vizatime dhe skica origjinale të sajuara nga vetë autori nëpër qelit e burgjeve si dhe faksimile, dëshmi autentike të cilat na kthejnë në kohë në vitet 80-të të shekullit 20, kur Martin Quni me mijëra të burgosur shqiptar ishte degdisur nëpër burgjet e Serbisë e Jugosllavisë për shkak të kërkesave të tyre për liri, barazi dhe drejtësi”, ka bërë të ditur ai.

Krejt në fund disa fjalë i tha edhe vetë auto i dy titujve “Universi i Jetës” dhe “Lulja e Jetës”,Martin Quni, sipas të cilit, vargjet e tij gjithmonë e ka paraqitur vuajtjen e shqiptarëve si të robëruar, përmes të cilët ka dashur që ta luftoj harresën për ato që i kanë ndodhur popullit shqiptar.

Quni: Kam dashur ta shpreh vuajtjen e popullit tim

“Në shkrimet e mija kam dashur të ec për  tokë  ashtu si kanë vajtur vuajtjet e popullit tim të nëpërkëmbur, të përdhosur në uraganet e tmerrshme të historisë në udhëkryq . histori më të dhunshme nuk ka pasur asnjë popull mu si hebrenjtë  me tre katër religjione me dy mijë vjet robëri kemi një dallim të vogël ata japin 33 për qind për atdhe ndërsa ne as 3 për qind nuk i japim”, u shpreh autori.

Në këtë promovim ishte paraparë të hapet  edhe ekspozita e autorit, Martin Quni, e cila përmbante fotografi nga lufta, letra nga burgu, skica të ndryshme, por kjo u pamundësia nga Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ku në hapësirat e saj kishte hapur një ekspozitë tjetër të ambasadës greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat