Për ty Plavë - Guci

Libra

Për ty Plavë - Guci

Nga: Ibrahim Hajdarmataj Më: 1 qershor 2018 Në ora: 21:02
Kopertina e librit

Shkrimtari Ramiz Lushaj , autor i 20-të librave ,doli këto ditë me librin e tijë të ri : " Për ty, Plavë - Guci".Ky libër ka redaktore Ardita Lushaj , e cila ka punuar me mjaft përkushtim .

Libri ka 118 faqe ku i tëri është me poezi ,i ilustruar me fotografi për të cilët poezon si dhe me skica dhe harta.

Plava dhe Gucia janë një krahinë etno-historike e turistike nga më të veçantat e më  të bukurat në Alpet Shqiptare dhe në hapsirat shqipëtare e ballkanike ,të cilat shtrihen në teritorin e shtetit të Malit   Zi ,me një siperfaqe 486 km katrorë dhe me një popullsi mbi 15000 banorë .Aktualisht popullsia më e madhe SHqiptare e saj ,jeton në Amerikë dhe ne Europë.

Vitet e fundit është ndarë në 2 komuna : Plava dhe Gucia , e cila ka dhënë figura të shquara e kontribute të mëdha historike kombëtare në luftërat para dhë gjatë Lidhjes SHqipëtare të Prizërenit ,si dhe personalitete të larta akademike, letrare , kulturore ,politike e të biznesit.

Ky vellim poetik hapet me poezi  Plavë - Guci .

..........................................

Plave - Guci :

E nderuara e Kombit.

E bukura e Zotit.

Bukuri e Qiellit dhe e Tokës.

Mrekullia e Tetë  e Botës .

Ne poezine: " NJë  foto e luftëtarëve të Plavë - Gucisë në Kosovë " , është shkruar me mjaft frymëzim duke përdorur figura letrare të arritura .Kjo poezi i dedikohet  Sadri Xhemë Mehaj i Hotit i cili ka qënë veprimtar Shqipëtarë i njohur në  vëndlindjen e tij, në Hote Plavë - Guci dhe në Amerikë.

Elegji: " Iku Salihi, nga Lisnaja fisnike Dedushaj,i dedikohet trimërise të Sali Dedushaj.

Në poezinë : " Çikë e Lirisë " , shkruan

............................................

Ty koha të dha emnin e vlerave e të mirësisë :

Ajshe Gjonbalaj

Çikë e Lirisë!

Poezia : " Vuthaj  me bukuri e histori ", shkruan

Në këtë vend të bekuar njerëzit flasin me Perënditë.

Shqip -shkruajnë  në kaltërsië e rezatimet e Qiellit

Kjo tokë  vuthjane pret një të ardhme plot me dritë,

Sikurse jeta mbi glob kërkon frymëmarjen prej Djellit.

Në poezinë  :" Një kafe me Tahir Gjonbalën " autori portretizon  këtë figurë  shumë domethënëse të kësaj treve .

.......................................

Shpesh shkoj  e vij me mall e krenari  në Vuthaj , Plavë, Guci.

Tahir Gjonbalën  gjithmonë e gjejmë lis në trollin e vet.

Ai ka krahë  të ikin mërgimtar në Amerikë apo Norvegji,

Po cdo një gusht me festën "Alpet Shqiptare" na pret ....

Vëllimi poetik mbyllet me poezi:"Në një ditë,syni me lot dhimbjeje e gëzimi",kushtuar  patriotit  Bajram  Prelvukaj të Martinajve.

....................................

Atë ditë në Plavë-Guci,

Dy herë  jehuan pushkë

E kanë zakonet Malet shqiptare

Tokë e breza e kanë një fjalë të urtë:

Burrat priten e përcillen me pushkë!

Vëllimi poetik i shkrimtarit  Ramiz Lushaj  pasqyron një realitet objektiv.Secila poezi është e arritur,duke përdorur me mjeshtëri figura të pasura letrare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat