Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2018”

Libra

Hapet Panairi i Librit “Prishtina 2018”

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:55
Panairi i Librit “Prishtina 2018”

Për të 20-të herë më radhë, është hapur Panairi i librit “Prishtina 2018”.

Ky jubile ka mbledhur sot më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se panairi jubilar meriton porosi të çmuar nga qeveria e vendit.

"Jemi të vendosur që të përkrahim botimin dhe shpërndarjen e librit, dhe të bëjmë lehtësirat në taksa. Ky panair është shumë i çmuar nga Qeveria e vendit. Do ta përkrahim për ata që shkruajnë. Shkruani se del në dritë", tha ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në fjalën e tij theksoi se Panairi i librit në Kosovë është panairi më simbolik, që lindi nga pushka për të sjellë paqen në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se e di sa e vështirë është që shkrimtarët të gjejnë financim për botimin e veprave të tyre.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve në Kosovë, Daut Demaku tha se është për t’u krenuar organizimi i 20-të i Panairit të librit në Prishtinë. Ai tha se në këtë panair marrin pjesë të gjithë botuesit shqiptarë si dhe kolosët botëror.

"Kjo është ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë për 20 vjet rresht", u shpreh ai derisa kujtoi edhe organizimin e panairit të parë në Kosovën e pasluftës.

Demaku shprehu mirënjohje për Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prishtinës, për të cilët tha se janë mbështetësit më të mëdhenj të librit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat