Silentium Est Pax e Memli Kelmendit botohet në CD-në e Sottovoce Ensemble - Francë

Libra

Silentium Est Pax e Memli Kelmendit botohet në CD-në e Sottovoce Ensemble - Francë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:47
Vepra “Silentium Est Pax”

Vepra  “Silentium Est Pax” e Memli Kelmendit sapo është botuar dhe tani është zyrtarisht pjesë e CD-së "Horizons" të Sottovoce Ensemble - Francë

Kjo vepër është kompozuar vitin e kaluar enkas për këtë ansambël dhe është interpretuar Premierë disa herë në Paris dhe Redon pastaj është interpretuar edhe nga kori “l'Étrange Boutique” që udhëhiqet nga operisti i njohur Till Fechner, nga Franca.

Së fundmi është interpretuar nga Kori I Filharmonisë së Kosovës nën udhëheqjen e prof. Rafet Rudi në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës ReMusica.

Kjo nuk është hera e parë që veprat e Memli Kelmendit botohen jashtë shtetit. Më parë është botuar edhe vepra tjetër "Ater Umbra" nga kori EVOC - Ensemble Vocal Creation, në Francë.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat