Për ndërtimin e një jete më të mirë për ne shqiptarët...

Libra

Për ndërtimin e një jete më të mirë për ne shqiptarët...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:54
Libri me titull:”Gra që më kanë frymëzua” është zëri i gruas që duhet të dëgjohet dhe respektohet nga çdo njeri

Nga biseda mjafte e gjatë dhe interesante që e zhvilluam me publicistin, gazetaren, shkrimtaren, poeten dhe fituesen e shumë çmimeve nga aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare - Kozeta Zavalanin lidhur me botimin e dy vëllimeve tëlibrave me titullin “Gra që më kanë frymëzua”që çka mbeti e shënuar në bllokun tonë gazetaresk nga ajo që me tha Kozeta: ” Që nga fëmijëri kam qenë një vajzë e gjallë, sa e qetë aq edhe e shkathët, pa ndrojtje e plot iniciativa. Më kujtohet që me mikrofonin e radios jam lidhur qysh në klasën ekatër të shkollës fillore. Atëherë kisha fituar një çmim për poezinë më të mirë nga revista “Pionieri”. Qysh atëherë nuk e shkëputa mikrofonin nga dora me emisionet për fëmijë, më vonë për rininë dhe gra. Nga fëmijëriamomentet më të bukura kanë qenë ato të fitimit të diplomave “Miku i vogël i librit”. Krijimtaria e imeletrare-artistike më bëri që ta shihja ekonomisten si një qenie të infektuar, brenda meje, ndaj të ardhmen e kam parë të lidhur me botën publicistike, artistike e shoqërore. Krijimet e para kanë qenë poezi të botuara në revistat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Nëntori” e vëllimi poetik. “Këngët e para” me bashkautorë, apo tregime të përmbledhura në vëllimet “Heronj e heshtur”, e të tjera. Për të punuar me vullnet dhe për ti botua këto dy vëllimelibrash kushtua"Gruas që më kanë frymëzuar"kushtuar grave, që kanë sakrifikuar nga jeta e tyre në dobi të përparimit dhe emancipimit shoqëror.

Liria dhe përparimi i gruas shqiptare nuk kanë lindur nga heshtja

Pra,të mos heshtim! Zëri i gruas duhet të dëgjohet. Vetëm kështu,duke dëgjuar mbi jetën, opinionet e tyre, duke mbrojtur interesat dhe ndalet e tyre, duke i inkurajuar ato për t'i shprehur me kuraja dhe forcë problemet që i shqetësojnë në rrjedhën e jetës, çka do të thotë do të bëhemi një burim i vyer në inkurajimin e të gjitha grave, që të marrin pjesë gjerësisht në jetën politiko-shoqërore te vendit.

Ndryshimet demokratike sollën një stad të ri të botëkuptimeve dhe kërkesave ndaj jetës. Vendosa të punoj për "Familjen dhe Mediat – Fuqia për Ndryshim" një shoqatë e themeluar vitet e fundit, për të ndikuar në forcimin e pozicionit të familjes, nën parullën "Një familje e shëndetshme- për një shoqëri të shëndetshme". Nën siglën e saj botoj revistës "Stina për ndryshim" e cila ka për kryefjalë të saj shembuj nga gra të forta e të emancipuar, ato modele shpresëdhënëse për të cilat ka nevojë shoqëria shqiptare. Pasi kryerjes të disa specializimenëpër vende të ndryshme të botës, kam mbajtur leksione në konferenca ndërkombëtare kushtua gruas, nëkonferencat e rrjetit botëror të grave në Gjenevë, ku u bë edhe promovimi i librit tim në gjuhen anglisht, i cila u vlerësua shumë dhe u bë pikënisja e nominimit për këtë çmim, pas plotësimit të formularëve mbi veprimtarinë e jetës sime, pra kush isha, çfarë kisha bërë, ku ishte përqendruar veprimtaria ime, kur e kisha filluar veprimtarinë me gratë dhe pse. Prej këtyre përgjigjeve isha përzgjedhur.

Mirë mekujtohen momentet kur për herë të parë flisja nëpër konferenca ndërkombëtare mbi veprimtarinë e grave shqiptare dhe me vinte shume keq, që atëherë nuk e njihnindhe nuk dinin së ku është Shqipëria, as si shprehje gjeografike dhe unë mundohesha t'ua bëja të njohur nëpërmjet Nënës Tereza, si simboli i përkushtimit femëror për paqen në botë. Më vonë si ambasadore e paqes, zgjedhur nga Federata për Paqe Universale nëpërmjet të cilit kam bërë të mundurqë gruaja shqiptare të jetë përkrahur nga udhëheqësit botërore, duke dashur që të rris sado pak prestigjin e grave shqiptare në botë. Kujtoj përpjekjet, lidhjet, kontaktet dhe intervistat me gratë e ndryshme dhe them se, në një farë mënyre jam shpërblyer për punën time. Kujtoj nënën time të ndjerë, me të cilën na kanë bashkuar dhe ndarë sa mendimet për emancipimin e gruas dhe vendin e saj në shoqëri, aq edhe këmbënguljen për të arritur rezultate më të larta në atë çka duhet të bëjmë. Them se ajo do të ishte krenare me vlerësim që mu bë dhe do kisha dëshirë ta kisha pranë, që të ndihesha jo vetëm si grua, por dhe vajzë, që përkëdhelet nga nëna, kur bën diçka të mirë.Ne shqiptare jemi ende shumë mbrapa në përfshirjen në jetën sociale. Fuqizimi i grave nuk është vetëm një objektiv. Është një kusht për ndërtimin e një jete më të mirë për gjithkënd e veçanërisht për trojet shqiptare, që synon hyrjen në familjen evropiane. Askush nuk mund të kundërshtojë vërtetësinë e faktit se barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut të cilat janë elementë thelbësorë për përparimin dhe zhvillimin, paqes dhe sigurisë. Shoqëria shqiptarë në ditët tona po kalon situata dhe po përjeton dukuri që bartin probleme të natyrave të ndryshme, me ngarkesa dhe pasoja negative, për sot dhe për nesër. Dëgjohen lajme për vrasje, për kontrabandë, për përdhunime, për grabitje, për imoralitete, për drogë. Pse ndodhin gjithë këto dhe shumë dukuri tjera negative në botën shqiptare?! Mos vallë ne shqiptarët abuzojmë me demokracinë?! Plot i iluzione, vizione, koncepte barazie dhe demokracie, ne vrapojmë në realitetin e çmendur shqiptar.

Gruaja shqiptare bërthamë e rëndësishme me virtyte të larta familjare dhe kombëtare...

Nuk e dimë sa do t'i rezistojë kjo që ne po ndërtojmë, edhe përkundër kohës së egër të pseudo-demokracisë. Gjithsesi ne shpresojmë dhe jemi gati të pranojmë sfidat e realitetit të egër shqiptar. Ndaj gruaja, duhet të jenë bërthama e parë e rëndësishme e injektimit me virtyte, tek familja me pjesëtarët e saj, duke koordinuar punën e përbashkët për fuqizimin e familjes dhe indirekt te gjithë shoqërisë. Andaj, mendoj- na tha Kozeta se çdo njeri është vizitor i përkohshëm në këtë botë. Ndajmendoj se secili njeri duhet ti bëjë pyetje vetes, se cilat gjurmë ka lënë në jetë. Unë justifikohem me faktin që kam lënë gjurmët e mia nëlibrat e mi dhe të djemtë e mi. Në jetën time ku kaq shumë njerëz e veçantë për të kujtuar, intervista, vëmendje, kaq shumë dashuri. Unë thjesht nuk mund të përzgjedh, pasi çdo moment është një grumbullim i asaj çka ka ndodhur tek unë. Gjithçka që dua të bëj është të ndaj me të tjerat, ato çka unë kam mësuar, kënaqësitë, që unë kam qenë kaq me fat për t'i marrë nga jeta. Mund të përmend kohën kur kam kryer specializime pasuniversitare, kur kam udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës, ku kam pasur rastin të mbaj leksione në konferenca ndërkombëtare kushtuagrave, si në Universitetin e Amsterdamit, të Palermos në Itali,Paris, në Nju-Jork, në Marok, në Vashave, në Barcelonë, në Shkup, në Seul të Koresë , e vende të tjera. Në këtoveprimtari të rëndësishme kjo publicistë, gazetare, shkrimtare, poete dhe fituese e shume çmimeve në aktivitetet ndërkombëtareështë e njohur me personalitete e saj të mëdha të jetës politike e shoqërore të botës. Në përgjithësi kjo aktiviste e shqiptare i vlerëson të gjithë shkrimtarët që kanë kontribuar me veprat e tyre, si në kënaqësitë shpirtërore që u kanë falur lexuesve ashtu edhe injektimin me vlera për ecjen përpara të shoqërisë. Nuk e di pse qenkam pak snobiste, sepse vlerësoj më tepër të huajt, të cilëve ndonëse shumë larg Shqipërisë sime u kam vizituar shtëpitë, ku kanë jetuar e krijuar.                               

Gruaja shqiptare dashurohet si vajzë Admirohet si nënë dhe përbuzet si femër nga ata ...

Shumë gjëra së femër shqiptare do të doja të ishin ndryshe tek ne, që nga infrastruktura e deri të vlerësimi i gjendje së gruas me diferencat e theksuara të shtresës së grave. Ky makthshoqëror, kjo kontradiktë, kur gruaja shqiptare dashurohet si vajzë, admirohet si nënë dhe përbuzet si femër, janë shqetësimet e mia kryesore- na tha na vazhdim të bisedës Kozeta. Madje me keqardhjet për ato vajza të emancipuara që shpesh janë mbytur nga mediokriteti, xhelozia e idetë kanunore të burrave shqiptarë, që dashurinë ndaj grave e rrethojnë më tela më gjemba.

Jeta është si rrjedha e një lumi, me të përpjeta e të tatëpjeta. Nuk mund të them se nuk kam pasur dështime. Në jetë gjithkush i ka ato. Por vazhdimisht unë kam realizuar çdo qëllim që i kam vënë vetes, me këmbëngulje e pasion dhe me mbështetjen e ndihmën e bashkëshortit dhe të fëmijëve. Në vazhdim dua të përmend se; “Njerëzimit i kontribuon ata të cilët në fillim u konsideruan ëndërrues. Përkundër të gjitha ironike, përkundër çdo ndjekjeje dhe nënçmimi, ata vazhduan angazhimin e tyre. Dhe në rastet kur nuk e arritën qëllimin, ata megjithatë ecën dhe e sollën botën përpara. Jam një nënë e lumtur- na rrëfeu Kozeta, ndonëse e vështirë vetëm me meshkuj. Mundohem t’i trajtoj si shokë. Dua të theksoj se lumturia ime bazohet në sinqeritet dhe ndihmë. Këtë kërkoj edhe prej bashkëshortit Gjergj, i cili si mjek më ka dhënë mbështetjen humane dhe prej bijve të mi.

Grat shqiptare janë të bukura në jetë, me shpirtin që e kanëdhe me fuqia për ndryshim ...

Ka njerëz, që kanë suksese në biznes, por jeta e tyre në familje është rrëmujë...

Korça është vendlindja ime, djepi që më rriti e më edukoi me vlerat e qytetarisë. Sa për ilustrim të kësaj pyetje po përmendi faktin që, poezia ime “Luledelet e vendlindjes”, më ka nderuar me çmimin e parë në konkursin poetik me poetët nga Mesdheu në Larisa të Greqisë. Fjalët e mia janë shumë pak, për të treguar gëzimin e madh të shumëpritur, që vjen nga thellësia e viteve dhe e zemrës sime. Një ëndërr e bukur që i ka udhëhequr vazhdimisht shqiptarët, që i kanë dhënë shumë botës dhe ajo na ka shumë borxhe ne dhe ky është një borxh i vogël, që po u japin shqiptarëve. Isha shumë e lumtur që këtë gëzim e mora në Prishtinë në mes shqiptarëve të një gjuhe, të një gjaku e të një bese. Ne shqiptaret kemi derdhur shumë gjak për këtë ditë dhe shumë trimëri e lot për tokën stërgjyshore dhe martire të Kosovë. Në se unë nuk kënaqem nga puna ime, atëherë nuk kënaqem nga jeta. Kam në përfundim një përmbledhje poetike, përveç romanit “Ankthi”.

Unë duhet ta ndjej se jam duke kontribuar, duke bërë një ndryshim të vogël në botë dhe në jetët e njerëzve. E dijë që do të jem duke punuar përgjithmonë. Ndaj unë them: “Mundesh Zot të më japësh kurajën të ndryshoj, qetësinë për të pritur, çfarë unë nuk mund të ndryshoj dhe zgjuarsinë, për të njohur ndryshimet!”

Image
Vëllimi i dytë: Fuqizimi i gruas shqiptare nuk është vetëm objektiv, por kusht për ndërtimin e një jete që synon hyrjen në familjen evropiane

Si spikerja dhe gazetarja e talentuar që me punën time i kam dhënë pasqyrimin e jetës së grave, që përbëjnë ekuilibrin e shoqërisë, që zbusin egërsinë dhe urrejtjen, lindin jetën. Falënderim të shumta – na tha në vazhdimet bisedës Kozeta me vijnë nga lexuesit për punën dhe përkushtim që e kam bërë dhe po bebeje edhe tani e cila me ka ngritur në art jetën, sakrificat e grave të spikatura në fusha të ndryshme të jetës, veçantitë e tyre, që unë jam munduar ti pasqyroj edhe në rolet e mia. Dhe ashtu të bukuragra siç janë paraqitur në ballinën e librit, ato janë të bukura edhe në jetë, sepse kanë të bukur shpirtin e tyre, botën e tyre shpirtërore, që kanë bërë mrekullia me punën e tyre, sepse ajo ka zemrën e madhe; "det i gjerë, pakufi". “Zemra e gruas”. Këtë poezi unë do ta mbaj gjithmonë në repertorin tim për ta recituar, sepse me të vërtetë është një poezi e shkruar jo vetëm me ndjenjë e dashuri për gruan e nënën, por edhe me art mjeshtëror.

Pse po na ndodhin  dukurit negative te ne  shqiptaret, mos vallë po abuzojmë me demokracinë?

Gjuha, si çelësi që hap portën kryesore në komunikimin njerëzor, të ndihmon në njohjen e jetës e kulturës, dhe të ngjashmërisë së kombeve. Për mua njëzet e katër orë janë shumë pak për të mësuar e studiuar. Po të kisha më tepër kohë, me siguri do ti kisha kaluar stërgjyshit. Do të doja të njihja të paktën njëzete e shtatë gjuhë, aq sa shtetet sa i kam vizituar deri tani, kështu do të kisha mundësi të komunikoja edhe me njerëzit e thjeshtë, për të njohur të fshehtat e jetës njerëzore në kombe të ndryshme të botës. Sa më shumë gjuhë të njohësh, aq më shumë dritare ke për të parë botën. Më pëlqen që brezi i ri ka dëshirë dhe po mëson gjuhë të huaja. Por kjo nuk do të thotë që fjalë të huaja, të zëvendësojnë gjuhën shqipe, sepse fatkeqësisht këtë e ndeshim edhe në gjuhën medie, duke cenuar pastërtinë e gjuhës sonë të bukur, gjë që fatmirësisht nuk ka ndodhur me mua.

Unë do të theksoja se është bukur të jesh grua. Suksesi, mirësia, ëmbëlsia, qëndrueshmëria, shpirti amtar, shumanshmëria, por edhe buzëqeshja, vështrimi, mënyra e të ecurit, toni i zërit, e të tjera, janë veti të botës femërore. Të thuash cili është sekreti i fëmijërisë, kjo praktikisht është e pamundur. Por nga ky mister, mund të përpiqesh të njohësh të paktën disa elemente, për të individualizuar dhe vlerësuar pasurinë potenciale, që zotërojnë të gjitha gratë, që bashkëbiseduan me mua. Dhe në mbyllje si Ambasadore e Paqes doja të theksoja për të gjithë moton e Federatës për Paqe Universale: “Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mund tabëjë këtë. Urrejtja nuk mund ta dëbojëvetëm dashuria .Ndaj në themel të çdo pune në jetë vendosni dashurinë dhe gjithçka do të zgjidhet mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat