“Psycho”, dhembshuri, makthe, ferr, tortura dhe vrasje - Bota Sot
“Psycho”, dhembshuri, makthe, ferr, tortura dhe vrasje

Libra

E martë, 23 tetor 2018

“Psycho”, dhembshuri, makthe, ferr, tortura dhe vrasje

Nga: Ilir Muharremi Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:02
Kopertina e librit

Vrasësi para se të vret viktimat së pari e torturon, torturat i bën deri në ekstrem.  Pas çdo vrasje ai ka dëshirë të lë edhe gjurmë, mirëpo askush nuk mund t’i beson, sepse kryepersonazhi në romanin ‘Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi ka një natyrë tejet të butë, paqësore, engjëllore. Nga veprimet dhe fjalët që i thotë, ai të lë përshtypje se as buburrecin nuk mund ta shkel. Dhembshuria e tij shfaqet pasi humb karrierën dhe gruan bashkë me fëmijët. Ka makthe, jeta e jashtme, njerëzit shoqëria i duket si ferr dhe viktimat e tij nuk janë vetëm femrat dhe prostitutat, por edhe meshkujt sidomos homoseksualët. Ferri i vërtetë fillon pasi që e lidh viktimën dhe e pret për së gjalli. Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente plot makth, ferr dhe vrasje nga ky roman:

“Gabojmë kur mendojmë se nëse vetëvritemi e mërzisim gruan, femrën ose familjen. Në fakt ne i lirojmë ata. Kështu më mirë mos ta vras veten zotëri. Pas vdekjes e dini se çfarë thonë: E ka vrarë veten i gjori nuk duroi ose ishte shumë i ligë... Shumë të poshtër janë njerëzit zotëri. Gjithmonë këto krijesa të tepërta, njerëzit kujtojnë se i vetëvrari ia mori jetën vetes për ndonjë arsye. I vetëvrari mund ta vras veten për shumë arsye. Çfarë përfitimi po bëj unë nëse e vras veten? Ata do i quajnë motive idiote dhe këto më shtyjnë ta bëjë një akt të tillë. Të fortët në këtë botë kanë dëshirë të jenë të harruar, kurse të kuptuar pak e kërkojnë. Ose prit. Ta nxjerrë thikën, ta ngul thellë në zemrën time. O jo e dua jetën zotëri...

Tash kërkoj vdekjen, më nuk e dua as gënjeshtrën e as të vërtetën, vdekjen e kërkoj si besniken më të madhe të shtratit tim, dua të zgjohem me të. Edhe nëse do rrotulloja gjërat nga e para, prapë nuk do i vë një rregull, zotëri. Reagimet e para që më shfaqeshin para dështimeve ishin të rregullta. Isha gënjeshtar e pranoj, por cili njeri i drejtë mund të ngjitet sot në piedestal? Cili njeri i drejtë mund të ketë shumë shoqëri? Cilin njeri të drejtë mund ta njohë bota sot? Mashtruesi të gjitha dyert i ka të hapura, kurse i drejti vyshket në vetmi dhe vdes. Pas vdekjes e kërkojnë, ngrenë shtatore  për të zotëri...

Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira? Ose, kam ende mjete të torturave ato sidomos mesjetare nga të cilat njerëzit rënkonin gjerë në vdekje zonjë. Në dhomën e madhe kam plot, a të sjellë Demin e tunxhtë? A e di si torturohet në të? Demin e tunxhtë e  kam ndërtuar me një portë anash që mbyllet me shul, pasi viktimën e fus brenda. Viktima vendoset brenda demit, dhe poshtë vihet flakë, derisa metali bëhet i verdhë, gjë që tregon nxehtësinë e tij. Ndërsa viktima ulërinë. Në këtë rast, ti nga vuajtjet e mëdha, piqesh ngadalë deri në vdekje. Demi ishte disejnuar apostafat për të amplifikuar të ulërimat e viktimës, duke bërë që të ngjajnë me rënkimet e demit. Të pëlqen kjo torturë? Jo më thua. Ja një torturë tjetër: Tortura e miut, mbi trupin tënd do ta vendos një kafaz me një mi brenda. Mbi kafaz një prush dhe zjarr. Miu, me qëllim për t'i ikur nxehtit të madh, detyrohet të gërmojë në trupin  tënd duke të shkaktuar pasoja të rënda. Të pëlqen kjo? Ose këtë tjetrën: Majmuni spanjoll, duhet të të  vendos me këmbë të hapura mbi strukturën e drunjtë të mprehtë në formën e shkronjës V...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test