Te “Psycho” a përdoret gjuha vulgare?

Libra

Te “Psycho” a përdoret gjuha vulgare?

Nga: Ilir Muharremi Më: 1 gusht 2018 Në ora: 21:48
Kopertina e librit

Tashmë të gjithë kemi dëgjuar për këtë roman psiko-triler “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Në mendje menjëherë na parakalojnë skenat rrëqethëse, horror, vrasje, makth dhunë, vetmi, dashuri, kanibalizëm...  Si shprehen të gjitha këto? Autori në fillim duket se përdorë gjuhë të butë të përditshmërisë, thjeshtësisë, por më vonë gjërat acarohen, sidomos në faqet e mesit të romanit. Aty kemi prekje të vulgaritetit. “Gjuha që përdor autori, në dukje të parë mendohet se është me nuanca vullgariteti, por kur lexohet mire e me kujdes na del si gjuhë e përditësisë dhe e mentalitetit tone, nëpërmjet të cilës janë zbërthyer shumë detaje të botës enigmatike. Thjeshtë një gjuhë me frazeologji të artikuluar dhe sintaksë të nivelit gjuhësor të qëlluar gjithsesi.

Autori Muharremi, gjithë këtë shkarje halucinative, të prezantuar përmes një analize psikologjike, ka arrit ta shndërrojë në art, në letërsi dhe në diçka të bukur.

Dhe krejt në fund” t’i shmangësh anktheve e maktheve e të shpëtosh nga fshehtësitë e mëdha dhe misteret e heshtura të kësaj bote, është mençuri, inteligjencë dhe forcë. E ky trinom rri tek secili prej nesh” thotë Ekhart Tole, në bestsellerin e tij ”Një tokë e re””, ka shkruar studiuesi i letërsisë Besim Perjuci.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat