Nis fushata për mbledhjen e librave

Libra

Nis fushata për mbledhjen e librave

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:26
Ilustrim

Shkolla Fillore “Dëshmorët e Hasit”, në Kabash të Prizrenit, pritet të bëhet me bibliotekë. Kjo në kuadër të nismës “Leximtarët e rinj”, e cila është përkrahur nga organizata “EC ma ndryshe”.

Nisma synon që të aktivizojë qytetarët që të dhurojnë libra të cilat më pas do t’i dorëzohen shkollës në fjalë.

“Ec, me qëllim të realizimit të inciativës “Leximtarët e rinj” në kuadër të Shkollës së Aktivizmit në zonat rurale, hap thirrjen për dhurimin e librave të rinj dhe të përdorur. Librat e dhuruar do të përdoren për krijimin e bibliotekës së shkollës fillore “Dëshmorët e Hasit”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Fushata për mbledhjen e librave do të jetë e hapur deri më 24 gusht dhe librat mund të dorëzohen në zyret e organizatës “EC ma ndryshe”, në Prizren dhe te kioska e librave nr.2 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat