Ky është romani më i frikshëm

Libra

Ky është romani më i frikshëm

Nga: Ilir Muharremi Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:28
Kopertina e librit

Filmat horror janë më tërheqës dhe më kurioz për publikun. Horrori i sotëm duhet të jetë edhe i natyrshëm më pak fantastik. Ndërsa, letërsia horror duhet të jetë shumë e frikshme dhe reale e këto imazhe i ofron romani psiko-triler “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi. Ja një fragment horror nga ky roman:

 “Së pari dua t’i përvëloj gishtat me thupër ose shufër të metaltë, apo t’i shkoq thonjtë ngadalë. Dua ta mbyllë gojën. Ashtu e tashmë nuk do të dëgjojë njëri. Ma jep dorën e djathtë, mos rezisto bushtër, jo, kot e ke unë jam sot Zoti yt, parajsa dhe ferri. Unë e shkruaj të ardhmen tënde ndërmjet dhimbjes dhe vdekjes. Ti je kurbani im. Ma jep gishtin e vogël, ashtu, ose me thikë ta pres së pari një gisht më mirë. Të thash mos rezisto, e vdekur je, por dua si hiena për së gjalli të pres në copëza të vogla. Kjo është hera e parë e imja sepse viktimat i kam vrarë të gjithë, e pastaj mishin e tyre e kam pjekur.  Ta thërras emrin e Zotit, ose kënd ke dëshirë të të shpëtojë, për mos ta presë gishtin. Thirre Zotin po pres unë pesë minuta i ke kohë. Nëse Zoti nuk të ndihmon, gishti yt më takon mua. Po pres. Hajde, ku është Zoti, pse nuk po zbret të të ndihmoj. Ai nuk u kujdes për të birin e la të vdesë nga dhimbja ekstreme. E sheh Zoti nuk po zbret të të ndihmoj, tash gishti të shkon. Uh sa gjak po të rrjedhë, të rra të fikët, zonjë, më dëgjon, zonjë. Nuk e planifikuam këtë, menduam ende të bisedojmë, si të flas tash me një person i cili më nuk më dëgjon. Pis e paske bërë edhe divanin. Keq shumë keq. Ta gjej një leckë ta shtrëngoj ta lidh ta ndaloj gjakderdhjen. Ja lecka, tash do ndalojë gjakderdhja. Kujt t’i flas tash? Vetes më mirë...”

Romanin mund ta gjeni te libraritë: “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat