Libri “Gazullorët Traditë shqiptare në Rilindjen Evropiane”, me vlerë për historinë tonë

Libra

Libri “Gazullorët Traditë shqiptare në Rilindjen Evropiane”, me vlerë për historinë tonë

Nga: Dr. Rovena Vata Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Gjon Marku vjen para lexuesit shqiptar dhe jo vetëm, me një libër të rëndësishëm të titulluar “Gazullorët”. Autori e ndan këtë studim në disa çështje kryesore të trajtimit të mënyrë përgjithësuese dhe të detajuar, duke filluar me:

-Tradita humaniste shqiptare në Rilindjen Evropiane, duke na dhënë një trajtesë të rëndësishme, përsa i përket dorëshkrimeve dhe filologjisë shqiptare. Ai jo pa qëllim e fillon trajtesën e tij me pyetjen objekt të këtij studimi, që çfarë vendi zë Shqipëria në këtë periudhë të lulëzimit të artit dhe të kulturës, duke qenë kështu në zemër të Evropës dhe duke pasur fqinje Italinë, e cila dihet se ka qenë dhe është një ndër vatrat kryesore të kulturës dhe dijes evropiane dhe cila është pesha që ka Shqipëria në Rilindjen Evropiane?

Dimë se historia e shkrimit të dokumentave në gjuhën shqipe është relativisht vonë, kjo për arsye që tashmë dihet nga e kaluara e popullit tonë, për shkak të mungesës së institucioneve dhe ruajtjës së dokumenteve të rëndësihme me vlerë kombëtare.

Dokumentet e hershme, flasin për periudhën para viteve 1300, ku pohohet se arbërit ishin të njohur në mbarë Evropën, duke u shprehur se arbërit ishin njerëz, që patën kontribute serioze, në fusha të ndryshme, në vendet e Evropës. Ajo çka vlen të theksohet ishte fakti se në këto dorëshkrime janë gjetur shkrime e fjalë nga thesari i gjuhës arbnore. Ai nuk harron pa përmendur edhe marrëdhëniet më të rëndësishme ishin ato Arbnoro-Raguziane, por që këto marrëdhënie, duhen kërkuar shumë kohë më parë, e po të mbështetemi në burimet arkivore, ato dokumentohen që në shekullin XI. Ajo çka historiografia shqiptare shpesh herë është harruar ose është lënë pas dore, është një dokument i rëndësishëm i vitit 1420, ku nga ky dokument del se zotërimet e Kastriotëve atëbotë arrinin, deri në Prizren.

Porti më i rëndësishëm i Gjergj Kastriotit ishte Shufadaja, nga kjo linjë mund të lidhej me qendra të pasura të Kosovës, sidomos me Pejen dhe Novoberden. Lidhje kjo që bëhej me rrugë tokësore, por prej këtij poeti, ai mundi të krijonte lidhje me qytetet në veri, në birgjet e Adriatikut Lindor, por edhe me qytetet italiane. Autori theson se Skënderbeu vlerësonte urëlidhjet me vendet e tjera qofshin ato detare apo tokësore, pra në rast kur nuk funksionte njëra, ai përdorte tjetrën.

Duke filluar nga Raguza, Gjergj Kastrioti nisi ta ndërkombëtarizonte luftën arbënore kundër turqve. Duke përdorur këtë republikë, Skëndërbeu mbante lidhje me shtetet e tjera, sidomos më Republikën e Venedikut, Selinë e Shenjtë në Romë, Republikën e Raguzës, oborrin e mbretit të Hungarisë Mateji Korvini, shtetin mesjetar të Bonjës dhe të Zetës (Malit të Zi të sotëm).

Autori jep informacion të rëndësishëm në lidhje me rapotet e Skënderbeut më diplomatet e huaj, duke i vënë në funskion të vendit të tij, kur shprehet se:

Me burrat e zgjuar, Skëndërbeu zhvillonte kontakte diplomatike të suksesshme:

Fillimisht Skëndërbeu u përqëndrua të fqinjët e tij në Ballakan, më pas Raguza ishte synim për Arbërinë, pasi ajo shërbente si një ndër qendrat më të mëdha dhe të rëndësishme informacioni për Evropën e krishterë, Raguza për heroin tonë ishte një “bankë”, prej nga merreshin dhe siguroheshin shumë të mëdha, për tu përdorur për luftën.

Dokumentet e arkivave perëndimore të viteve 1300-1364, flasin për njerëz nga viset veriore të Shqipërisë, të cilët shkonin në qytete të ndryshme, nga ku mësonin gramatikën, moralin dhe lëndët e tjera, Skënderbeu në këtë kohë u mbështet te forca intelektuale e këtyre njerëzve të shkolluar.

Një çështje e rëndësishme e trajtuar në lëtë studim është edhe Dubrovniku, duke na dhënë të dhëna historike dhe kulturore të rëndëisshme rreth origjinës së Gazullorëve.

Zonën e Mirditës e njohim më së miri falë ruajtjes edhe sot e kësaj dite të së drejtës zakonore dhe dokësore, pasi falë kësaj traditë të tyre ata nuk lejuan pushtimet e huaja të ia zvetnonin dhe aq më tepër të ia tjetërsonin traditat e tyre tipike veriore shqiptare, siç mund të përmendim pushptuesit turqë, që ishin prezent në territorin shqiptar për 500 vjet. Mirdita ka qëndruar stoike dhe e fortë në mbajtjen e këtyre të drejtave që gëzonte që prej të parëve të saj, pa arritur Turqit deri në viset e tyre. Dihet se Turqia nxori ligjet dhe defteret e saj për të konvertuar fenë e krishterë në fenë e tyre mysliane, nga ku u preken të gjitha zonat shqiptare, por Mirdita ka qenë e vetmja që nuk e ka arritur këtë konvertim dhe kjo falë qëndresës së këtij populli.

Fillimisht autori na jep një panoramë të Mirditës dhe mënyrës sësi e shohin historianët dhe kurturologët e huaj, ku na bën të ditur me vëllezërit Gazulli, origjina e të cilëve është nga Mirdita, por jeta dhe veprimtaria e tyre lidhet shumë fort me Raguzën, me Padovën dhe me qytete të tjera të Dalmacisë dhe të Italisë apo të Evropës, duke luajtur një rol kyç në Rilindjen Evropiane. Familja Gazulli u shpërngul nga Mirdita thotë autori për një jetë më të mirë dhe u vendosën në fushë, por ashtu siç kanë bërë edhe shumë shqiptarë që kanë emigruar jashtë vendit, sidomos arbërishët e Italisë, për të ruajtur identitetin e tyre, ata emrin e fshatit të tyre e përdorën si mbiemër. Ajo cka duhet të theksohet është fakti se nuk është e dokumentuar akoma data e saktë e lindjes së humanistit, Gjon Gazulli. Ai ishte një ndër figurat më të shquara të shkencës evropiane të shek XV, pa frikë mund ta quajmë një enciklopedi të gjallë për kohën, shton autori.

Në çështjen migimi i familes së gazullorëve, autori vë theksin në faktin se familja e gazullorëve është vetëm nga Mirdita, pavarësisht spekullimeve të ndryshme që mund të bëhen.

Po pse migroi familja e gazullorëve?

Migrimi i Gazullorëve prej Gjazujsh u bë i domosdoshëm, sipas autorit për disa arsye, ku më kryesoret përmend:

Së fillim për shkak të mbijetesës pasi Mirdita ishte një vend malor, i ashpër dhe i thyer. Duke qenë nën pushtim të turqve zona e Mirditës nuk ofronte as kushtet minimale për materiale dhe zhvillim intelektual. Klerikët që cilët ishin burim i dijes dhe qytetërimit, kishin migruar drejt qyteteve të Raguzës dhe të Italisë, pasi dihet se çfarë zhvillimi kishte jeta kulturore dhe ajo fetare në gjirin e kishës katolike.

Shkak tjetër për tu larguar shumë familja ishte edhe pasiguria që sillnin luftërat në territorin e Arbërisë.

Autori u mbështetu në literaturë shkencore dhe akademike të besuara jep shpjegime në lidhje me origjinën e tyre, duke u mbështetur si në “Hyllin e Dritës”, “Kumonën e së Djellës”, në zyrat shtetërore të regjistrit të kadastrave etj.

Mbiemri Gazull shkruan autori, është dokumentuar në vitin 1416 edhe prej kadastrës venedikase, e që na jep emrin e një shtëpie: “Jon (Gjon) Gazulli” në Barbullush të Shkodrës e një tjetër “Bardi” (Bardhi) Gazulli” në Kukël.Po ashtu Jereçk konstaton se në Kukël, një fshat në periferi të Shkodërs, gjenden Gazullorë. Mikel Prenushi pohonse: Ata u shpërngulën prej Mirditë për në Zadrimë, në Barbullush, në Kukël, si dhe i kanë dhënë emrin e tyre nje fshati të vogël në afërsi të Velipoje.

Dom Gaspër Gurakuqi duke shkruajtur për familjen e gazullorëve pohon se ata janë prej Kashnjetit të Mirdites “ku gjenden edhe sot (viti 1938) dy lagjet Kuqaj dhe Lalaj”.

Prej Kuqajve u shkëputën tre vllazën, nuk dihet kur, njani shkoj në Lesh (Lezhë) … Dy të tjerët ngulen këtu në Dajç (Zadrimë), ku u shumuan e sot gjinden 16 familje me 125 pjesëtar, pos atyre që kanë dal prej këtej. Pra Gaspër Gurakuqi na pohon se dhe prej Gazullorëve të Zadrimës, kanë dalë e migruar gazullorë, pa na dhënë vendin dhe kohën se ku kanë shkuar, e kur kanë migruar.

I të njejtit mendim është dhe prof. Jahja Dranqolla i cili pohon:“Treva e Mirditës së paku nga shekulli XIII është shquar për kontributin dhënë, jo vetëm Arbërisë, por edhe më gjerësisht. Në këtë kontekst, Mirditorët i ndeshim duke u shkolluar në qendra të njohura, si në Raguzë, Venedik, Padovë, Bolonjë, etj. Ata bënë emër, sidomos gjatë shek. XIV-XVI, pikërisht në kohën e Humanizmit dhe Rilindjes evropiane, pjesë e së cilës padyshim ishin edhe intelektualët, që dolën nga treva në fjalë”.

Prej familjes së Gazullorëve, që ishte e njohur në Shqipërinë e Veriut, si një ndër familjet më të vjetra dhe të përmendurat dolën disa plejada emrash të spikatur.

Tre vëllezërit, dhe bëhet fjalë për “Gjon, Palë dhe Andrea Gazulli” ishin shqiptarë nga rajoni i Mirditës, e gjitha katolike.Këtë e pohojnë edhe dokumentat diplomatike, emigruan nga Shqipëria pas mundjes së ushtrive ballkanike në fushën e Kosovës (1389) nga ushtritë turke e pas kërcënimeve të vazhdueshme.Familja Gazulli ishte e njohur në Shqipërinë e Veriut, si një ndër familjet më të vjetra dhe të përmendura, pohon prof. Jahja Dranqolla.

Te kisha e Ndërfanës (Gëziq), në Mirditë, ku duket se qe dhe një mungatë benediktine,u gjetën rrasa vorresh të shkrueme latinisht me mbiemrin Gazolos.

Familja e Gazullorëve lulëzoi në shek XV në marrëdhënie me Raguzën. Shpërngulja e një pjesë të familjës së tyre prej Mirdite për në Raguzë, përmenden, së pari në vitin 1301 në “Libër Reformatium” të Raguzës me mbiemrin Gazulus (Gazuli), Gasolo, Gazulus, Gazola, Gasolus, Gassoluse, por në dokumente të tjera gjendet e shkruar edhe Gasoli (Gazulli).

Duke iu referuar të dhënave që ruhen në arkivin historik të Dubrovnikut, del se në fund të shek. XV në Raguzë jetonin shumë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria e Veriut, si dhe nga qytetet bregdetare shqiptare.

Po cila ishte familja e Gjon Gazullit? Këtë autori e trajton pikërisht në këtë cështje jo pak të rëndësihme në këtë studim voluminoz.

Familja e Gjon Gazullit.

Në një anal të tij, Nikola Ranjani, më gjysmën e parë të shek. XVI, paraqiti regjistrin e parë të bujarisë raguziane, ku sipas tij 152 familje të burarisë raguziane, 12 ishin me origjinë shqiptare. Në mesin e të ardhurëve u dalluan shumë famullitarë apo meshtarë, të cilët përveç detyrave kishtare ushtronin dhe punë të tjera. Nga të ardhurit prej Shqipërisë Veriut, pra nga Mirdita ishin edhe pjesëtaret e familjes së Gazullorëve.

Sipas dokumentave Gjon Gazulli në Raguzë kishte dhe xhaxhaine tij Mateji Gazulli, vëllai i Gjin Gazullit, i cili ishte prift dhe do t’i lërë Gjon Gazullit një akt trashëgimie, nga ky dokument arrijmë në konkluzionin se gjyshi i Gjon Gazullit quhej Palë. Autori gjithashtu bën edhe pemën gjenalogjike të familjes Gazulli.

Përsa i përket shkollimit të Gjon Gazullit flasin historianët, duke iu referuar të dhënave, që kanë gjetur në dokumentet arkivore.

Gazullorët-familje ballkanike diplomatësh dhe Gjon Gazulli Ambasador i Skëndërbeut.

Në kohën e qeverisjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, një ndër çështjet më kryesore të tij ishin marrëdhëniet diplomatike, si një nga faktorët më të rëndësishme, të cilët zhvillonin aktivitete ndërkombëtare në mungesë të prezencës së udhëheqësit shqiptarë.

Në marrëdhëniet diplomatike dihet se duhen njerëz me integritet të lartë në shoqëri dhe Skëndërbeu zgjodhi pa dyshim personalitetet e kohës, krysisht klërikë të lartë katolik.

Gazulli duke qenë shqiptar, por edhe me një autoritet të rëndësishëm në Raguzë, nuk mund të mund të ishte pa dijeni mbi çka zhvillohej në Mirditën e tij. Gjon Gazulli ka meritën e madhe se e kishte mirëinformuar perandorin hungarez Sihgmundi si dhe atë slloven matej Talovecin, për ngjarjet në vendin tonë, kështu që janë jo të pakta misionet diplomatike shqiptare, që gjenden në oborrin e perandorit hungarez dhe të atij slloven gjithashtu. Gazulli përmendet për herë të fundit me 29 shkurt 1436 te Matej Taloceci.

Gazulli banonte në Raguzë dhe i shërbente asaj si ambasador, ku më pas i shërbeu edhe Skëndërbeut, duke qenë me kohë aktiv për qëndresën e Shqipërisë, duke ndikuar pranë republikës së Raguzës dhe Hungarisë po ashtu.

Raguza shërbente për Skënderbeun për këto arsye:

Raguza ishte porti më i afërt që mund të shërbente si qendër e rëndësihme informacioni për Evropën si dhe për vendet e tjera të krishtera.

Raguza ishte qendër e rëndësishme, që mund të shërbente si urëlidhëse me Hungarinë.

Raguza kishte një numër jo të vogël familjesh shqiptare, që gjendeshin dhe banonin në këtë qytet, familje këto me peshë të rëndësishme për aristokracinë e vendit.

Raguza ishe një vend prej nga mund të siguroheshin të ardhura për luftën, por mbi të gjitha armatimet.

Raguza mund të shërbente si një vend i mundshëm, për familjen e princit shqiptar, në rastin e pushtimit të mundshëm nga osmanët.

Raguza ishte një vend, ku kishte një shtrat të kahershëm të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Pra duke qenë në këto kushte familja Gazulli luante një rol kyç, ku realizoheshin kontakte të rëndësishme të Skëndërbeu me Raguzën. Diplomati i Skëndërbeut Gjon Gazulli kujdesej për çështjet financiare dhe krijonte kontakte me Romën dhe Hungarinë, duke u përpjekur të sqaronte republikën e Raguzës më 1455, pse e zgjeroi Skëndërbeu Kepin e Rodonit në kështjellë. Familja Gazulli, e cila atëherë jetonte në Raguzë i siguronte Skënbërbeut para dhe teknologji lufte në njëjtën kohë.

Gjon Gazulli i bënte me dije Romës për “braktisjen” e turqve nga ana e Skëndërbeut. Më 27.X.1436 Gjon Gazulli ishte i dërguari i Raguzës tek Papa, që të fliste “Për pesë ditë për punët e Skëndërbeut në oborrin e Romës. Gjon Gazulli ishte shumë aktiv, ai ndiqte me vëmendje të madhe ngjarjet në Shqipëri dhe interesohej vazhdimisht për to, e mbi të gjitha ishte ai që i prezantonte këto ngjarje, kudo, ku shkonte në misionet e tij, qoftë ato diplomatike apo shkencore.

Krahas Gjon Gazullit në shekullin XV një meritë të çmuar dhe të vyer ka edhe i vëllai i tij Pali (Pavlo de Gazulis). “Ai është i njohur si “orator” (i deleguar) i Skëndërbeut dhe si “miles”, që do të thotë sekretar, ose madje dhe zëvëndës i tij. Kjo tregon njëheri dhe për aftësinë e tij të jashtëzakonshme dhe për pjesëmarrjen e tij në luftë kundër turqve”, shkruajnë historianët.

Kur në Shqipëri mori hov lufta çlirimtare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, të dy vëllezërit hynë në shërbimin të diplomacisë, me ndryshim se Gjoni, ndërkohë astronom i njohur, u bë Ambasador i Raguzës dhe vëllai i tij, Pali, i cili për disa kohë kishte shërbyer si rektor i shkollave të Republikës (detyrë e ngjashme me ministrin e arsimit) u bë ambasador i Skëndërbeut, madje dhe supervizor (mbikqyrës) i depozitave financiare, që kishte kryekapidani shqiptar në Bankën e Komunës së Raguzës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat