Në Viti u promovuan librat: "Dritë mbi gjurmë të Imz. Mark Sopit", i Lekë Mrijaj dhe "Njeriu pikënisje dhe qëllim i shoqërisë", i Marjan Sebaj-Sopi

Libra

Në Viti u promovuan librat: "Dritë mbi gjurmë të Imz. Mark Sopit", i Lekë Mrijaj dhe "Njeriu pikënisje dhe qëllim i shoqërisë", i Marjan Sebaj-Sopi

Nga: Artan MRIJAJ Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 23:48
Promovimi i librave

Evenimenti promovues u përgëzua nga pjesëmarrës e autoritete të tjera të strukturave të ndryshme nga fusha politike, fetare, kulturore e artistike, mirëpo, në fokus të veçantë evenimentet në fjalë kishin përurimin e dy librave të të dy autorëve tashm? të njohur: "DRITË MBI GJURMË TË IMZOT MARK SOPIT" nga autori Lekë Mrijaj dhe "NJERIU PIKËNISJE DHE QËLLIM I SHOQËRISË", nga autori Marjan Sebaj-Sopi. Promovimi nisi me intonimin e himnit kombëtar dhe vazhdoi me disa pika të tjera artistike nga ana  e prof. Marigona Delija.  Moderimin e këtij evenimenti e bëri moderatorja Xhezide Selimi nga Vitia.

Referuan, lexuan për të dy librat e botuar, prof. dr. Jahja Dranqolli, Vilson Culaj, dhe dr. don Mikel Sopi, si dhe me nga një fjalë rasti u paraqitën nga bashkësisa islame e qytetin e Vitisë, imam Ekrem Selimi, si dhe dhe don Viktor Sopi, drejtor i "Caritasit" të Kosovës. Z. Milot Lala, drejtor i kulturës së Vitisë ishte ai i cili n? emrin e komunës i ndau çmimin: "Post mortum Imzot Mark Sopit, për kontributin e tij dhënë kauzës kombëtare", çmim me të cilin nga familja Sopi, e pranoi dekani i dekanatit të Pejës e famullitari i Klinës, don Lenc Sopi, i cili i falenderoi të gjithë t? pranishmit, autorin e librit, z. Lekë Mrijaj, redaktorin, prof.dr. Marjan Demaj, recensentët prof. dr. Jahja Dranqollin dhe redaktorin gjuhësor, prof. Mikel Gojanin etj.

Për librin "DRITË MBI GJURMË TË IMZOT MARK SOPIT", në këtë eveniment të bukur folën recensenti e këtij libri, prof. dr. Jahja Dranqolli, studiues e historian i cili tha se popullata iliro-arbërore-shqiptare e kësaj treve, e shoqëruar më kishën romano-katolike përgjatë historisë mijëvjeçare ka dhënë burra të shquar (Vires Illustres), që sipas shembullit të jetës së tyre dëshmuan dashuri ndaj Perëndisë, ndaj të afërmit, devotshmërinë, vetëmohimin dhe sakrificën deri në fund të jetës së tyre. Në vazhdim të fjalës së tij prof. dr. Dranqolli tha: “Këto janë vetëm një pjesë të virtyteve humane e shpirtërore, të cilat spikasin personalitetin e Imzot Mark Sopit, tipare këto që do të ndeshim në librin e Lekë Mrijajt, shkrimtar, atdhetar dhe humanist.

Thënë shkurtë, nga pozita e njërit ndër recensuesit, librin, që po e promovojmë, do ta quaj një bibliotekë ose një arkiv të vogël, që do t’i shërbej studiuesve të ardhshëm, për të shkruar një pjesë të historisë së Ipeshkëvisë tonë të udhëhequr nga Imzot Mark Sopi, që është njëri ndër përfaqësuesit më të shquar të klerit modern kosovar, kler ky që sot është duke u përballur me kulturën mijëvjeçare iliro-arbërore-shqiptare, si dhe hapjen e dialogut të Kishës së sotme në Europën Juglindore. I frymëzuar nga Atdhetaria shqiptare në një mjedis multireligjioz, por që di se si të vlerësojë dhe respektojë mendimet e ndryshme. Në këtë kontekst, Imzot Mark Sopi, në radhë të parë ishte një njeri i dialogut, i cili në bisedë me tjetrin ka kërkuar sinqeritet, që nga fjalët e bashkëbiseduesit të ndërtonte një qëndrim të përbashkët dhe të pranueshëm për të dyja palët.” Ndaj në fund të fjalës së tij prof. Dranqolli tha: “Jam gjithashtu shumë i nderuar që gjendem në Binçë, në njërin ndër vendet tona të shejta, vend i cili e lindi Shkëlqësinë e Tij, Imzot Mark Sopin. Pikërisht ky manifestim sipas kalendarit historik përkon dhe më vigjiljen e 1000-vjetorit të ekzistimit të Binçës, përvjetor ky që mban datën e vitit 1019, që sipas burimeve historike për të cilat më tërhoqi vëmendjen Dom Mikel Sopi, mund të konstatohet se, Binça ishte pjesë e Argjipeshkvisë së Ohrit, njërës ndër qendrat më të njohura kishtare të kohës.”

Ndërsa Vilson Culaj, tha: "Imzot Mark Sopi ka qenë një personalitet mjaft i përbërë nga të gjitha aspektet. Në njërën anë tradita familjare, shkollimi, përvojat e jetës, ballafaqimet me situata të rënda paraprake kishin ndikuar që ai të rrezatonte një personalitet të fortë, që të impononte respekt. Pikërisht ishte i dashur dhe i thjeshtë në komunikim, dhe në të njëjtën kohë fjalëpak dhe shumë konciz. Me tri fjali të formuluara mirë me zgjuarsi dhe finesë ishte në gjendje të shprehte një mendim të thellë dhe të kuptueshëm. Kësaj i paraprinin origjinaliteti i tij, besimi në parime të shëndosha, humanizmi i tij, religjioziteti dhe kultura enciklopedike që e posedonte, por pa u krekosur shumë para njerëzve. Kishte qartësi, modesti, zgjuarsi, lirshmëri, informacion dhe mjaft takt në bisedime, të cilat atribute krijonin vetvetiu atributet e një diplomati të lindur, por edhe të kultivuar. Të gjitha këto kishin bërë që emri i tij t'i kalonte kufijtë e Kosovës dhe të gëzonte respekt edhe në qarqet ndërkombëtare.”

Ndersa dr. don Mikel Sopi për librin e Marjan Sebaj-Sopi "NJERIU PIKËNISJE DHE QËLLIM I SHOQËRISË", tha: “Libri ngërthen një kumtesë alarmante dhe mjaft përmbajtësore sa individuale aq edhe kolektive në realizim të jetës së përbashkët njerëzore. Andaj autori i qasët problematikave shoqërore që do të thotë se në apelet e tija kumbon dashuria për të vertetën për të bukurën e ambientit dhe kombit dhe tdhe kombit dhe të atdheut perpjekje që kumbojnë në idealin më të lartë pikërisht në realizim të jetës së njeriut apo qytetarit. Autori në këtë libër e përcjell lexuesin  nga jeta shoqërore përtej horizontëve të tija fizike dhe kohore. Vepra "NJERIU PIKËNISJE DHE QËLLIM I SHOQËRISË" është një libër që të ndihmon të jetosh në harmoni me vetën dhe të tjerët duke mos anashkaluar virtytet reale shpirtërore, të cilat shkojnë tej kapaciteteve të tija të jetës fizike.”

Në fund të promovimeve të të dyja librave nga Drejtoria për kulturë, rini dhe sport  i Vitisë, u shtrua një koktej rasti.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat