Si ta kuptoni që një lidhje është “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”

Life style

Si ta kuptoni që një lidhje është “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Foto Ilustrim

Nëse ndiheni i frikësuar për të menduar të ardhmen me këtë person, atëherë ju veçse e dini se a duhet të vazhdoni apo jo.

Shpeshherë ndodhemi në një situatë kur dikush mund të na duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë, dhe të jemi të sinqertë, kjo mund të jetë e vërtetë

Këta persona në bëjnë ëndërrimtarë dhe të lumtur, por kjo nuk do të thotë se ata ndihen në mënyrën e njëjtë

Image

Për të mbajtur një lidhje të lumtur dhe afatgjatë, do të duhet që të dy palët të ndihen të lumtur, dhe në rastin e këtyre personave, ata shpesh nuk ndihen të lumtur vetëm pse ne jemi.

Kjo është shumë normale, sepse të biesh në dashuri me dikë nuk është proces aq i lehtë dhe i thjeshtë.

Këto mund të jenë disa shenja se personi të cilin po takoni mund të jetë shumë joreal.

Ata krijojnë një lidhje perfekte në mendjen e tyre, dhe sapo gjërat të shkojnë keq, ata do të largohen. Në mendjen e tyre ata krijojnë një fantazi shumë të bukur por nuk punojnë në mbështetje të saj

Kanë probleme me përkushtimin dhe nuk e kuptojnë as vetë. Janë plotësisht në pajtim që të bëni plane për të takuar familjarët, miqtë etj, por kur duhet që të takohen, ata do të gjejnë arsyetime ose më së keqi, do të kërkojnë të ndahen nga ju.

Ata nuk iu tradhtojnë por nuk do të thotë se iu duan. Ata mund të iu japin përshtypjen se janë të lidhur emocionalisht me juve, por mund të jenë duke iu shfrytëzuar për vëmendje, mbështetje dhe qëllimet e tjera të veta pa e kuptuar as vetë.

Ata nuk janë realist. Teksa ata mund të mendojnë se iu duan, në momentin që kalon faza e “fluturave në bark” dhe atyre iu duhet të përballen me realitetin e një lidhje, ata do të shohin këtë si një shkatërrim total për ta.

Nuk mund të parashikoni se kur do të largohen nga jeta juaj, transmeton lajmi.net. Gjerat mund të duket sikur po shkojnë shumë mirë, por ata thjeshtë do të zhduken nga jeta juaj duke mos iu përgjigjur telefonatave apo mesazheve tuaja dhe duke iu lënë me gjithë ato pyetje pa përgjigje.

Këta persona janë shumë të zotët, dhe iu japin mjaftë vëmendje dhe kujdes. Ata i lexojnë emocionet dhe i kuptojnë shumë mirë. Por edhe pse lidhen lehtë me juve, nuk do të thotë se janë të atashuar.

Iu nuk mund të dalloni në takimin e parë se çfarë tipi janë. Por nëse gjithçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, gjasat janë se keni të drejtë.

Nëse ndiheni i frikësuar për të menduar të ardhmen me këtë person, atëherë ju veçse e dini se a duhet të vazhdoni apo jo.

Nëse ata janë i duhuri, ju do të ndiheni rehat të jeni vetja dhe nuk do të keni frikë të flisni hapur për mendimet dhe ëndrrat tuaja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat