Si koronavirusi ka shtyrë burrat të kërkojnë miqësi më të thella

Life style

Si koronavirusi ka shtyrë burrat të kërkojnë miqësi më të thella

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
Ilustrim

Teksa rriten, burrat kanë më shumë gjasë që të humbasin miq, dhe kjo vjen pasi që ata kanë shoqëri të cekëta.

Shumë meshkuj kanë vërejtur gjatë pandemisë se sa shumë janë distancuar nga miqtë e tyre, shkruan “Independent”.

Gjatë karantinimit, shumë meshkuj nuk kanë mbajtur kontakte me miqtë e tyre, nuk pati më të premte në pijetore, ose të luajnë video-lojëra gjithë ditën.

Këto rrethana i kanë bërë shumë të kuptojnë se shoqëria e tyre ishe shumë e cektë dhe sipërfaqësore.

Nuk ka kurrfarë lidhje emocionale në shoqërinë e tyre dhe ata thjeshtë, kalojnë kohë bashkë kur nuk kanë diçka më të mirë për të bërë.

Meshkujt, thuajse kurrë nuk flasin për lidhjet e tyre, familjet, problemet ose në përgjithësi për gjendjen e tyre emocionale.

Shumica prej tyre nuk kanë takuar kurrë familjarët e shokëve të vet. Edhe meshkujt kanë nevojë të flasin për ngarkesat emocionale, por disi, shoqëria në të cilën jetojmë e bënë këtë të duket si krim.

Kjo qon që shumica prej meshkujve të kenë miqësi të pakuptimta dhe pa kurrfarë lidhje mes vete.

Për më shumë se një dekadë, psikologët janë përpjekur të flasin për këtë krizë të meshkujve, dhe studimet e shumta kanë nxjerrë në pah se meshkujt humbin shumë më shumë miq kundrejt femrave gjatë jetës së tyre.

Femrat bisedojnë shumë më shumë për jetën e tyre me shoqet e veta, prandaj lidhja emotive është prezent në shoqërinë e tyre dhe e bënë atë më të fortë.

Të gjithë personat kanë nevojë për mbështetje emocionale, që më së lehti merret nga shoqëria. Nuk është e turpshme të ketë nevojë të bisedoj me dikë në lidhje me diçka.

Vetëdijesimi rreth kësaj teme është i rëndësishëm, sepse nuk është e nevojshme që dikush të tregohet jo-emocional vetëm pse është mashkull. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat