Profesionaliteti në rrjete sociale, si të përzgjidhni fotot e duhura për profilin tuaj?

Life style

Profesionaliteti në rrjete sociale, si të përzgjidhni fotot e duhura për profilin tuaj?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

E keni menduar ndonjëherë se çfarë tregon fotoja e profilit për ju? Sidomos nëse bëhet fjalë për rrjetin Linkedin. Nëse jeni pjesë e një organizate apo qoftë edhe nëse jeni në kërkim të një pune të thjeshtë duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm për sa i përket fotove dhe gjithçkaje tjetër që postoni në rrjetet tuaja sociale.

Dhe kur flasim për rrjetet sociale nuk e kemi vetëm për Linkedinin i cili është më shumë një profil pune se sa një rrjet për të kaluar kohën e për të biseduar me miqtë por edhe për ato si Facebook dhe Twitter.

Një rekrutues në momentin që aplikoni për një vend pune të jeni të sigurt se do të kërkojë për ju nëpërmjet rrjeteve sociale apo qoftë edhe nëpërmjet motorit të kërkimit.

Kështu që minimalisht përpiquni të keni një foto profili e cila krijon një ide të qartë se kush jeni dhe seriozitetin tuaj si individ.

Por si të keni një foto profili sa më profesionale e cila njëkohësisht është dhe e bukur. Ndiqni hapat e mëposhtëm:

Tregoni se është një llogari reale

Një foto plazhi, natyre apo qoftë edhe e nipit apo mbesës suaj mund të jetë shumë e bukur dhe mjaft domethënëse për ju por për të gjithë ata që nuk iu njohin e po përpiqen të mësojnë diçka rreth jush në rast se nuk mendojnë se keni një profil të rremë do të mendojnë se nuk jeni aspak profesional. Sigurohuni të ngarkoni një foto tuajën të kohëve të fundit në mënyrë që njerëzit t’ju njohin e të mos befasohen kur t’ju takojnë personalisht.

I ndihmon të tjerët t’ju mbajnë mend

Një fytyrë do t’i ndihmojë njerëzit t’ju kujtojnë. Nëse i keni takuar më parë apo ju kanë parë thjesht në rrjete sociale ata do t’ju njohin e do të sigurohen se po iu dërgojnë kërkesë miqësie personit të duhur.

Fotografia është marka juaj personale

Mund të mos e besoni por në fakt fotografia jep mjaft të dhëna për personalitetin tuaj. Mendoni se çfarë mesazhi dëshironi t’i përcillni njerëzve të tjerë dhe zgjidhni foton tuaj në përputhje me rrethanat. Mendoni nëse doni të mendoheni si një person i qeshur apo serioz, me besim në vetvete apo i ndrojtur. Mendoni për të gjitha këto përpara se të ngarkoni foton tuaj të profilit, pasi fotografia juaj përfaqëson markën tuaj personale.

Krijoni përshtypjen e parë

Nëse dikush nuk ju njeh, fotografia juaj  do t’i ndihmojë ata të krijojnë një përshtypje të parë për ju.

Nëse ata pëlqejnë foton tuaj dhe kanë krijuar një ndjenjë pozitive për të, ndërveprimi me ta do të jetë mjaft i thjeshtë. Por nëse ata krijojnë një përshtypje negative nga fotoja juaj atëherë do ta keni tepër të vështirë të hiqni përshtypjen e krijuar për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat