"Një kuti e mbushur me puthje", historia emocionuese e Krishtlindjeve që do t'ju përlotë

Life style

"Një kuti e mbushur me puthje", historia emocionuese e Krishtlindjeve që do t'ju përlotë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Historia ka ndodhur disa kohë më parë, kur një baba ndëshkoi vajzën e tij të vogël 3 vjeçare vetëm sepse ajo harxhoi shumë letër për të mbështjellë një dhuratë.

Babai u inatos kur vajza e tij u përpoq të zbukuronte një kuti për ta vendosur poshtë pemës së Krishtlindjes. Gjithsesi, mëngjesin tjetër vajza e vogël ia dhuroi kutinë babait të saj dhe i tha :” Kjo është për ty, babi.”

Burri u turpërua për sjelljen e tij të mëparshme, por zemërimi i tij u rikthye sakaq kur zbuloi se kutia ishte bosh. Ai i bërtiti vajzës duke i thënë:”Nuk e di që kur i jep dikujt një dhuratë, supozohet të ketë diçka brenda kutisë ?”

Vajza e vogël e pa me lotë në sy dhe i tha :” OH, babi, nuk është bosh. Unë e mbusha plot me puthje kutinë. Janë të gjitha për ty babi.”

Babai i prekur e mori vajzën në krahët e vet dhe iu lut që ta falte.

Pak kohë më vonë, për shkak të një aksidenti me makinë vajza e vogël humbi jetën.

U tha se babai i vet e mbajti kutinë e puthjeve përgjithmonë me vete dhe sa herë që nuk kishte motiv për të jetuar e hapte kutinë dhe nxirrte një puthje imagjinare prej saj. Kështu kujtonte se sa shumë dashuri vajza e tij kishte vendosur aty.

Gjithsecili nga ne, i ka dhënë një kuti të mbushur me dashuri pa kushte fëmijëvë, familjes, shokëve… Dhe nuk ka asgjë më të çmuar se kjo në jetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat