5 sugjerime se si të dekoroni dhomën e fëmijëve në prag të festave

Life style

5 sugjerime se si të dekoroni dhomën e fëmijëve në prag të festave

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Foto Ilustrim

Festat e fundvitit janë më pranë se kurrë e me siguri shumica prej jush e kanë zbukuruar bredhin e Vitit të Ri. Zakonisht, pemën e pozicionojmë në holl ose në dhomën e ndenjes, ambient ku e gjithë familja mblidhet më së shumti në përfundim të ditës. Por, a keni menduar se si ta përcillni atmosferën e festave edhe në dhomën e fëmijëve?

Jo domosdoshmërisht nevojitet një bredh në këtë rast. Mjafton të bëheni kreativë dhe të luani me imagjinatën. Dekoret minimaliste, një vazo e zbukuruar me drita ose qoftë edhe blerja e kompleteve të carçafëve me dizenjo festash do të bënin ndryshimin.

Natyrisht, të gjitha këto të përshtatura me ambientin e dhomës dhe shijet e fëmijëve.

Në galeri do të gjeni 5 sugjerime që këtë prag festash, do t’ja u lehtësojnë punën shumë, ashtu sikurse dhe do t’i shtyjnë të vegjëlit t’ju dhurojnë një falenderim të veçantë për kujdesin e treguar ndaj hapësirës të tyre private.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat