Ekspertët: Mediat sociale po ju bëjnë të bini në dashuri me veten

Life style

Ekspertët: Mediat sociale po ju bëjnë të bini në dashuri me veten

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale – sidomos postimi i selfie-ve, është i lidhur me një shfaqje të mëvonshme të narcizmit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer së fundmi.

Autorët e studimit paralajmërojnë se gjetjet e tyre indikojnë se një e pesta e popullsisë mund të jetë në rrezik të zhvillimit të tipareve të tilla narciste të lidhura me përdorimin e tepërt të mediave vizuale sociale.

Studiuesit nga Universiteti Swansea dhe Universiteti i Milanos kanë studiuar ndryshimet e personalitetit të 74 individëve të moshës 18 deri në 34 vjeç gjatë një periudhe katër mujore.

Ata gjithashtu vlerësuan përdorimin e mediave sociale nga pjesëmarrësit, duke përfshirë Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat ,gjatë kësaj periudhe.

Ata që përdorën mediat sociale me bazë imazhin, shfaqën një rritje mesatare prej 25% në tipare të tilla narcizmi gjatë katër muajve të studimit.

Narcizmi është një karakteristikë e personalitetit që mund të përfshijë maninë për t’u dukur dhe bindjet që lidhen me të drejtën dhe shfrytëzimin e të tjerëve.

Studimi zbuloi se personat që kryesisht përdorën mediat sociale për postimet verbale, të tilla si Twitter, nuk i treguan këto efekte.

Sidoqoftë, në këtë grup pjesëmarrësish, nivelet fillestare të narcizmit parashikonin një rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat