“Kujdes në lidhjen erotike”, Meri Shehu nuk ka lajme të mira për disa shenja të Horoskopit

Life style

“Kujdes në lidhjen erotike”, Meri Shehu nuk ka lajme të mira për disa shenja të Horoskopit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Meri Shehu

Dashi
Sot do keni nje takim aspak te kendshem persa i perket nje lidhje personale. Po keshtu, nje ceshtje ekonomike do ju rendojë disi pasi ju del nga parashikimi juaj.

Demi

Nje plan qe kishit ju prishet apo beheni konfuz duke pritur te merrni ate qe ju kane premtuar sidomos ne nje ceshtje ekonomike. Po keshtu nje projekt per nje udhetim prishet.

Binjaket
Hena sot ne shenjen tuaj ju prish pak qejfin ne nje ceshtje pune dhe bashkepunimi. Dicka nuk shkon mire. Kujdes ne nje lidhje erotike pasi do kete paqartesi.

Gaforrja
Nje plan rezerve qe mbani dhe qe ju ka lene pak te qete menderisht, mund te zbulohet sot dhe t’ju permbysi te gjitha ato qe kishit menduar per te mos rrezikuar ne pune dhe ne jete personale.

Luani
Sot nuk duhet ti besoni takimeve, flirteve dhe premtimeve sidomos ne jeten personale. Asgje nuk do jete e qendrueshme do jete thjesht nje kalim momental.

Virgjeresha
Sot mund te beni nje investim te gabuar apo te mbyllni nje kontrate te cilen nuk do ta keni studiuar mire me pare ne detaje. Ose disa detaje do ju shpetojne dhe kjo sjell humbje ekonomike.

Peshorja
Nje ceshtje ligjore apo udhetimi apo ndryshimi do ju joshi ne diten e sotme. Kujdes vetem qe te mos zhgenjeheni ne nje premtim pune apo ne nje takim personal.

Akrepi
Shume ngaterresa te vogla do sjellin nje rremuje perpara jush ne ceshtjet ekonomike te cilat shkojne e vijne dhe tek ju nuk arrijne ashtu sic duhet.

Shigjetari
Nuk do jeni te qarte ne diten e sotme. Ose menyra se si te tjeret ju sillen do ju corientoje me shume duke ju prishur hovin dhe planet ne pergjithesi.

Bricjapi
Cdo ndryshim sot ne lidhje me punen apo cdo devijim programi dhe bashkepunimi te ri mund te sjell nje pasiguri dhe vonese ne te gjitha gjerat e tjera si ekonomike ashtu edhe personale.

Ujori
Stabiliteti i dites le per te deshiruar. Keshtu qe nuk mund te beni ndryshime mbi ndryshime e plane mbi plane pasi mund te shkaktoni me shume rremuje. Madje duhet te largoni njerzit e corientuar.

Peshqit
Nje investim sot ne shtepi apo ne nje ndryshim projekti pune do jete fare jashte kontrollit dhe do sjelle shume pasiguri ne veprimet e metejshme. Kujdes ceshtjet ligjore apo dokumentacionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat