Narcisti që ti dashuron…

Life style

Narcisti që ti dashuron…

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Narcistët është paksa vështirë të vihen re, veçanërisht nëse po përjetoni një romancë me një person të tillë. Ju nuk kuptoni asgjë sepse sjellja e tij ndyshon në mënyrë konstante.

Por, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Personality”, ju mund të jeni të aftë të dalloni një narcisist duke u përqëndruar në vetëm një tipar të fytyrës, tek vetulla.

Hulumtuesit tregojnë se narcistët kanë tendenca të kenë vetulla më dalluese, me ngjyrë më të mbyllur dhe më të trasha sesa personat që nuk e kanë këtë çrregullim personaliteti.

Sipas autorëve të studimit, ata madje i përdorin vetullat e tyre në mënyrë që të ndikojnë te tjerët për t’i njohur dhe mbajtur mend ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat