Si të ruajmë intimitetin pas ardhjes në jetë të një fëmije?

Life style

Si të ruajmë intimitetin pas ardhjes në jetë të një fëmije?

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Ardhja në jetë e një fëmije është një nga momentet më të bukura për një çift.

Por pavarësisht lumturisë për pjesëtarin më të ri të familjes, partnerët ankohen jo rrallë për mangësi  në jetën seksuale.

Një mënyrë e re jetese, pak kohë për veten dhe për njëri-tjetrin i bën partnerët të lënë pas dore intimitetin.

Ekspertët e lidhjeve japin disa këshilla se si duhen gjetur mundësitë për të mos lënë jashtë vëmendjes seksin, si një prej komponentëve më të fortë të një lidhjeje.

“Kam parë një numër të konsiderueshëm të çifteve të martuara të cilët vijnë në terapi për të rifilluar jetën seksuale pas lindjes së fëmijës’, thotë Irina Firstein, një specialiste e lidhjeve.

“Nuk mendoi se problemi këtu është femra. Kur të bëheni me foshnje, kjo mund të jetë koha më e mirë e jetës tuaj. Megjithatë për shumë çifte, intimiteti del në rend të dytë. Veçanërisht shumë gra fokusohen vetëm në të porsalindurin e tyre për shumë arsye të kuptueshme dhe humbasin gjërat e tjera që janë vdekjeprurëse për martesat”, thotë ajo.

Nuk është sekret, kur ju lindni një fëmijë, ju shtoni peshë dhe shpeshherë kjo e detyron dikë të humbë vetëbesimin dhe jetën seksuale.

“Shumë femra kanë vështirësi në ndjenjat seksuale dhe seks për shkak të shtimit në peshë, lodhjes dhe nevojave të shumta që kërkon foshnja. Mos lejoni që kjo të drejtojë jetën tuaj seksuale”, thotë ajo.

“Mos harroni të pushoni në kohën kur fëmija juaj fle gjithashtu. Dhe më e rëndësishmja duhet të jesh e ngazëllyer kur ta shohësh që burri ka ardhur në shtëpi. Nëse këtë e bëni në mënyrë të dukshme, nuk do të ketë asnjë problem për seksin”, shton ajo.

“Nëse keni mundësi, planifikoni kohën me bashkëshortin tuaj. Dilni të paktën një herë në javë për një gotë verë dhe fëmijën lëreni nën kujdesin e dados ose një të afërmi. Mos e humbisni lidhjen seksuale, pasi është e vështirë për të rimarrë atë përsëri”, thotë ajo.

Një mënyrë e mirë për të mbetur e lidhur me bashkëshortin tuaj është komunikimi për ndjenjat tuaja, për shqetësimet dhe gëzimet tuaja. Sa për fillim bisedoni me njëri tjetrin para se të bini në gjumë. Nëse jeni larg ndonjëherë, komunikoni me anë të e-maileve ose mesazheve në celularë.

“Gjeni kohën për të mbajtur të ndezur shkëndijën. Thonë se seksi i mirë për një grua fillon kur të bëhet nënë prandaj mbajeni të gjallë dashurinë dhe intimitetin”, thonë psikologët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat