Trendet e manikyrit për thonjtë e shkurtër, zgjidhni modelin që ju përshtatet

Life style

Trendet e manikyrit për thonjtë e shkurtër, zgjidhni modelin që ju përshtatet

Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:09
Ilustrim

Është e vështirë të gjesh gjithmonë ngjyrën perfekte për thonjtë dhe sidomos kur je mësuar të mbash më tepër thonj të shkurtër. Tendencat ndryshojnë nga njëri sezon në tjetrin, ashtu siç ndryshojnë edhe modelet e thonjve, stilet, teknikat.

Megjithatë, të gjithë bien dakord me idenë se disa ngjyra e dizajne janë më të përshtatshme për thonj të shkurtër, siç ka të tjera që janë të vështira të aplikohen në këta thonj.

Me siguri, të gjitha vajzat që i mbajnë zakonisht thonjtë të shkurtër, e dinë mirë që kërkon kohë edhe gjetja e ngjyrës dhe modelit më të mirë.

Disa prej estitistëve më të njohur të thonjve, kanë përcaktuar cilat janë modelet më të preferuara, por edhe më të përshtatura njëkohësisht, për thonjtë e vegjël gjatë këtij viti.

Është vetëm një bonus i shtuar që mund t’ju vijë në ndihmë, ky kolazh fotosh, kështu që herën tjetër që do të shkoni te manikyristja, një prej këtyre propozimeve, me siguri, do të jetë ideal për thonjtë tuaj.

Shikoni thonjtë metalikë, të errët apo të çelët – disa ngjyra e modele që duken më bukur në thonjtë tuaj të vegjël. Siguroni një pamje elegante, por edhe eksperimentoni me ngjyra të ndryshme që të përputhen me gjendjen shpirtërore dhe veshjen tuaj.

Mos harroni edhe manikyrin mat, është shumë në modë këtë vit. Natyrisht, mos lini pas dore edhe vizatimet gjeometrike, por edhe ato duhet të jenë sa më elegante që thonjtë e vegjël të mos duken tepër të ngarkuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat