Këto ndarje ishin aq të shëmtuara, sa do ndiheni krenarë që jeni single

Life style

Këto ndarje ishin aq të shëmtuara, sa do ndiheni krenarë që jeni single

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:08
Ilustrim

Asnjë ndarje nuk është e këndshme, por e keqja s'ka fund. Nëse ai/ajo herën e fundit ju la duke ju sqaruar dhe përgjigjur për çdo dilemë, falenderojeni në heshtje dhe ecni para. Mund t'ju kishte ndodhur të kishit një ndarje horror, si këta njerëz në listën më poshtë.

1.

"Mua më lanë në 1 prill, ditën e gënjeshtrave. M'u desh gjysmë ore t'i mbushja mendjen vetes që s'ishte shaka.

2.

"Ai më tha se nuk kishte më ndjenja për mua dhe zbulova se prej kohësh më tradhtonte me kushërirën e tij, me të cilën jetonte. Pjesa më e tmerrshme është që akoma askush s'e di kush është babai i djalit të saj."

3.

"Ai u nda nga unë në vigjilje të Krishtlindjeve përmes Messenger-it të Facebook-ut. Ishim të fejuar dhe unë isha 6 muajshe shtatzënë."

4.

"Ai i çoi mesazh mamit tim duke i thënë se po planifikonte të ndahej me mua dhe do të ma thoshte kur të kthehesha nga puna. As nuk pati guxim të më çonte një mesazh dhe u nda nga unë përmes mamit tim."

5.

"Ish-i im, me të cilin isha e lidhur për 5 vite, më la në mes të një vendi publik, pak para se prindërit e mi të vinin të na merrnin, pasi na kishin ftuar për darkë. E gjithë kjo na bëri të dukeshim si fëmijë, por unë isha 24 dhe ai 28 asokohe. E menaxhova situatën të mos qaja para tyre, por teksa shihja atë që rrinte i qetë, i ngula sytë pjatës dhe po vdisja përbrenda. Ditën tjetër më tha se më donte, pastaj mori trenin dhe s'e pashë më kurrë."

6.

"Në ishim të fejuar, planet e dasmës kishin filluar dhe gjithçka dukej në rregull. Ai më çoi një mesazh në Messenger ku më thoshte se nuk më donte më dhe se po priste t'i thoja kur isha gati për të folur."

7.

"Mua më lanë prej Zotit. Ish-i im më tha se ishte lutur shumë, por Zoti i kishtë thënë se nuk ishte e shkruar të ishim bashkë. Sipas saj duhet të qëndronim thjesht shokë."

8.

"Ai ishte aq pulë sa vuri të dashurën e re të më telefononte për të më thënë se kishte marrë fund. Pastaj më ndiqte sërish!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat