Të famshmit që u ndryshoi jeta pas martesës

Life style

Të famshmit që u ndryshoi jeta pas martesës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:07
Ilustrim

Sipas këtij studimi, martesa ka një ndikim pozitiv në shëndetin mendor të çdo personi. Ekspertët pohojnë se martesa mund të parandalojë zhvillimin e depresionit. Njerëzit për të cilët flet ky artikull kishin shumë sfida të vështira jetësore, por ata arritën të takonin njerëzit e duhur dhe të gjenin përsëri lumturinë. Transformimet e tyre dëshmojnë se dashuria mund të shpëtojë botën.

Ed Sheeran — Cherry Seaborn

Cherry dhe Ed u takuan me njëri-tjetrin kur ishin 11 vjecc. Kur ishin fëmijë, ata u njohën në shkollë në qytetin e vogël të Framlingham në Angli. Ed menjëherë u dashurua me të dhe madje i kushtonte një vëmendje të  veccantë. Por gjërat nuk shkuan mirë. Cherry shkoi në SHBA pas shkollës dhe Ed qëndroi në Angli ku nisi karrierën në muzikë.

Ata u takuan përsëri në festën e ditëlindjes së mikut të tyre të përbashkët në 2015. Ed e kuptoi se ai ende e  pëlqente Cherry kur e pa atë dhe u sigurua që mos të ndaheshin më kurrë.

Nicole Kidman — Keith Urban

Që nga viti 1990, Nicole Kidman kishte një martesë të lumtur me Tom Cruise. Divorci që ndodhi gati 10 vjet më vonë ishte një goditje e madhe për aktoren. Ajo po kalonte një kohë të vështirë pas divorcit dhe nuk ishte në gjendje të gjente një tjetër dashuri për vite me radhë. Nicole kishte disa marrëdhënie, me Tobey Maguire, Robbie Williams dhe Lenny Kravitz. Por kurrë nuk arriti krijoj një familje me asnjërin prej tyre.

Vetëm 4 vite pas divorcit të saj aktores iu rikthye buzëqeshja. Nicole Kidman dhe muzikanti Keith Urban u takuan në janar të vitit 2005 dhe u martuan 1 vitë më vonë. Ata janë fjalë për fjalë të përfshirë nga lumturia.

Reese Witherspoon — Jim Toth

Para se të takonte Jim, Reese Witherspoon ishte martuar dy herë. Pas divorcit të saj të dytë, ajo ishte beqare për një kohë dhe rastësisht u takua me Tothin: ajo ishte në një lokal dhe një djalë e ngacmonte, kështu që Xhim e mbrojti atë. Ata filluan lidhjet në 2010 dhe u martuan një vit më vonë. Reese Witherspoon thotë se Jim ktheu besimin e saj në dashuri. Sipas aktores, ai premtoi t'i tregonte asaj se çfarë është dashuria e vërtetë çdo ditë, dhe ai e rrethoi atë me kujdes. Reese thotë se askush tjetër nuk e kishte trajtuar atë në këtë mënyrë.

George Clooney — Amal Alamuddin

Pas martesës së tij të dështuar, aktori nuk ishte i interesuar për t'u martuar përsëri. Por ai kishte shumë të dashura. George vendosi përfundimisht në moshën 53 vjeç, kur i propozoi Amal Alamuddin. Ata u martuan vetëm disa muaj pas romancës së tyre në Romë dhe tani ata janë duke rritur fëmijët e tyre binjakë.

Vincent Cassel — Tina Kunakey

Vincent Cassel ishte martuar me një nga gratë më të bukura në botë, Monica Bellucci, për 14 vjet. Martesa e tyre u prish në vitin 2013-ën dhe aktori e pati vërtet të vështirë ta kalonte divorcin. Ai nuk i kushtonte më rëndësi vetes dhe nuk po shfaqej më as në filma. Pastaj, Vincent Cassel u takua me modelen Tina Kunakey e cila e ktheu atë në jetë. Në fillim, njerëzit nuk besonin se do të qëndronin së bashku, por 2 vjet më vonë, ata u martuan dhe tani ata kanë një vajzë.

Eva Longoria — Jose Antonio Baston

Eva Longoria kaloi një periudhë të vështirë pas divorcit të saj të dytë. Deri në atë pikë sa nuk hante as ushqim por konsumonte vetëm kafe.
3 muaj më vonë pasi mori një dietë, energjia e saj jetësore u kthye dhe aktorja u ndje përsëri mirë. Në vitin 2013, ajo u takua me Jose Antonio Baston, dhe 3 vjet më vonë, ata u martuan dhe kanë një lidhje të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat