A duhet t'i heqim këpucët brenda shtëpisë?

Life style

A duhet t'i heqim këpucët brenda shtëpisë?

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, postoi një video të këtij të fundit duke gatua.

Videoja shumë shpejt u përhap në rrjet dhe një nga gjërat që njerëzve u bëri përshtypje ishin këpucët.

Lind pyetja, a duhet t’i mbajmë këpucët në shtëpi?

Në shumë shtëpi, sigurisht që dhe në ato shqiptare, një pyetje e tillë nuk ekziston sepse duket e paimagjinueshme që të hysh në shtëpi, me këpucët me të cilat ke ecur në rrugë.

Heqja e këpucëve brenda shtëpisë është një praktikë e zakonshme, kryesisht në vendet dhe familjet aziatike dhe ato të Lindjes së Mesme. Megjithatë, nëse i hiqni këpucët rregullisht sepse jeni të shqetësuar për bakteret që hyjnë brenda dhe që mund të shkaktojnë sëmundje, qetësohuni. Ekspertët thonë se këto shqetësimë janë të tepruara.

Atëherë, çfarë ka në shollat e këpucëve?

Charles P. Gerba, një profesor dhe mikrobiolog në Universitetin e Arizonës, studioi sa dhe cilat lloje bakteresh qëndrojnë në pjesën e poshtme të këpucëve.

Në vitin 2008, studiuesit gjurmuan këpucët e reja të veshura nga 10 pjesëmarrës për dy javë dhe zbuluan se bakteret si E. coli ishin jashtëzakonisht të zakonshme në pjesën e jashtme të këpucëve. E. coli dihet se shkakton infeksione të zorrëve dhe traktit urinar, si dhe meningjit, ndër sëmundje të tjera.

"Studimi ynë gjithashtu tregoi që bakteret mund të gjurmohen nga këpucët në një distancë të gjatë në shtëpinë tuaj ose në hapësirën personale", tha Z. Gerba në një deklaratë.

Megjithatë: Këpucët e ndotura nuk kanë gjasa t’ju sëmurin!

Është e mundur të transmetoni mikrobe nga këpucët tuaja nëse prekni këpucët dhe pastaj fytyrën ose gojën, për shembull, ose nëse hani ushqim që është hedhur në dysheme, por në hierarkinë e rreziqeve të mundshme shëndetësore në shtëpi, këpucët me baktere renditen në fund ose nuk renditen aspak, sipas Donald Schaffner, një mikrobiologu.

Logjikisht, ju gjithsesi mund të mendoni se hyrja në shtëpi me këpucë sjell ndotje. Keni të drejtë. Sidoqoftë, mjekët thonë se kjo lloj apo sasi e ndotjes është e shëndetshme!

Lisa A. Cuchara, profesoreshë e shkencave biomjekësore në Universitetin Quinnipiac në Hamden, thotë se, “për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, ky nivel i ndotjes nuk përbën kërcënim shëndetësor”.

Duke thënë këtë, ajo përmend një shembull ku bakteret mund të jenë më të dëmshme dhe ne të mos e vëmë re: Mendoni për numrin e pafund të baktereve në një tualet publik. Ju vendosni çantën në atë lavaman, më pas e merrni çantën dhe e lini në tavolinën e kuzhinës së shtëpisë.

Duke marrë parasysh përfitimet e higjienës moderne, vaksinimeve dhe kujdesit shëndetësor, gjasat që të sëmuremi nga këpucët tona janë "pafundësisht të vogla sa gati janë të padrejta", tha Jack A. Gilbert, një profesor në departamentin e pediatrisë.

Z. Gilbert, një autor i librit "Papastërtia është e mirë” (Dirt is Good), tha se kishte teori që sugjerojnë që sjellja e elementeve të ambienteve të jashtme brenda, mund të ndihmojë në stimulimin e sistemit imunitar, veçanërisht tek fëmijët.

Në vitin e parë të jetës, ndërveprimi fizik me një qen mund të zvogëlojë gjasat e fëmijës për të zhvilluar astmë me 13 përqind, ndërsa ndërveprimet në një fermë mund ta zvogëlojnë atë me 50 përqind, tha ai.

Kur duhet t’i hiqni këpucët nga shtëpia?

Sugjerohet t’i hiqni këpucët nëse keni fëmijë të vegjël që zvarriten në dysheme ose njerëz në shtëpi që kanë alergji të ndryshme.

"Në rastet kur sistemi juaj imunitar është i kompromentuar, dikush ka kancer, ose i është nënshtruar një transplantimi organi apo ka një infeksion - atëherë mund t'i hiqni këpucët në shtëpi.

Nëse personi që po vizitoni preferon që të hiqni këpucët, ju duhet ta bëni këtë pa këmbëngulur. Edhe nëse nuk shihni këpucë në hyrje, gjithmonë mund të pyesni nëse personi që po vizitoni do donte që t’i hiqnit apo jo këpucët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat