Kush thotë që joga është e mërzitshme? Këto pozicione janë të shkëlqyeshme edhe për seks

Life style

Kush thotë që joga është e mërzitshme? Këto pozicione janë të shkëlqyeshme edhe për seks

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Ushtrimi i jogës sjell përfitime të shumta shëndetësore, por edhe sipas disa studimeve të paradokohshme njëri ndër ato pozicione është edhe përmirësimi i jetës seksuale.

Studimi i bërë para pesë vjetësh në meshkujt e moshës midis 24 dhe 60 vjeç ka treguar që joga ka efekte pozitive në jetën seksuale.

Pas 12 javësh ushtrimi të rregullt të jogës, të intervistuarit kanë vlerësuar jetën e tyre seksuale si dukshëm të përmirësuar.

Hapin tjetër të hulumtimeve e kanë bërë shkencëtarët koreanë, të cilët kohë më parë kanë vendosur të studiojnë ndikimin e jogës në jetën seksuale të grave. Studimi përfshiu 41 gra midis moshave 30 dhe 60 vjeç, shkruan theworldnews.

Në krahasim me grupin kontrollues, të intervistuarat të cilat kanë ushtruar jogë kanë përjetuar përmirësim dukshëm të vështirësive të tyre shëndetësore: është shënuar rënie e nivelit të kolesterinës dhe sheqerit në gjak, si edhe ulje e shtypjes së gjakut.

Të intervistuarat gjithashtu kanë theksuar ndikimin e jogës në arritjen e nivelit të eksitimit seksual, rritje të lagështisë së vagjinës dhe kënaqësi më të madhe në jetën seksuale.

Por duket se përfitimet e jogës për kënaqësinë seksuale nuk ndalen këtu – domethënë, pozicionet e stërvitjes mund të jenë një bazë e shkëlqyeshme për pozicionet e reja seksuale.

Shikoni disa prej tyre dhe gjeni frymëzimin tuaj:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat