Lëkura e irrituar, krijimi i gungave pas depilimit me brisk: Ç'duhet të dini, nga një dermatolog

Life style

Lëkura e irrituar, krijimi i gungave pas depilimit me brisk: Ç'duhet të dini, nga një dermatolog

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Nëse depiloheni me brisk, e dini se gungat e krijuara pas depilimit janë të pashmangshme. Ndonëse me siguri askush nuk i vë re, ju ndoshta doni një lëkurë më të lëmuar, ose thjesht s'i pëlqeni estetikisht. Nuk ka një mënyrë absolute për t'i parandaluar dhe çfarë funksionon për ju, mund të mos funksionojë për dikë tjetër, por ka disa hapa të thjeshtë që mund të zbatoni për t'i mbajtur disi në kontroll.

Dr. Corey Hartman, dermatolog, thotë se "nëse keni qime të trasha, jeni më të prirur të përjetoni gunga pas depilimit". Si mënyrën numër 1 për t'i parandaluar ato ai rekomandon depilimin me lazer. Në mungesë të kësaj, disa mënyra për t'i menaxhuar gungat pas depilimit janë këto:

- Shihni me vëmendje si rriten qimet tuaja (drejtimin në të cilin rriten) dhe më pas depilohuni vetëm në atë drejtim, jo kundër tij. 

- Përdorni brisqe me thika minimale. Sa më shumë tehe, aq më i lartë është rreziku i gungave.

- Përdorni kremra ose xhel hidratues, për ta lejuar briskun të rrëshkasë, me më pak fërkime.

- Përdorimi i larësve dhe hidratuesve AHA dhe BHA mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e rritjes së qimeve dhe daljes së gungave.

Nëse mendoni se pas depilimit, lëkura ju acarohet më shumë se ç'mund t'ju duket normale - konsultohuni me një dermatolog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat