Kaq pak? Edhe 4500 hapa në ditë mund ta ndryshojnë jetën tuaj!

Life style

Kaq pak? Edhe 4500 hapa në ditë mund ta ndryshojnë jetën tuaj!

Më: 25 maj 2021 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Për dekada, studiuesit janë përpjekur të përcaktojnë dozën optimale (kohëzgjatjen, frekuencën, intensitetin etj) të aktivitetit fizik ditor që ndikon në uljen e sëmundshmërisë dhe rritjen e jetëgjatësisë.

A do t'ju motivonte të ecnit çdo ditë, nëse ju themi se edhe 4500 hapa në ditë mund të ndikojnë për t'ju bërë të jetoni më gjatë?

Epidemiologët ende nuk janë 100% të sigurt për "dozën" ideale të aktivitetit fizik ditor për burra dhe gra, në faza dhe gjendje të ndryshme të jetës. Kur bëhet fjalë për ecje, jo stërvitje të tjera, ka një standard të ngulitur në mendjen e njerëzve se duhet të bëjnë me patjetër 10.000 hapa.

Megjithatë, studimet kanë treguar se një ecje e barabartë me të paktën rreth 4500 hapa - mund të zvogëlojë vdekshmërinë nga të gjitha kauzat. 

"Të bësh 10,000 hapa në ditë mund të tingëllojë shqetësuese, e pamundur apo e lodhshme, por ne zbulojmë se edhe një rritje modeste e hapave në mënyrë graduale lidhet me vdekshmërinë dukshëm më të ulët" u shpreh I-Min Lee, një prej autorëve kryesorë të studimit.

Thënë kjo, qëllimi i studimit ishte që njerëzit të mos "përhapin panik" nëse nuk gjejnë mundësi apo kohë për 10.000 apo më shumë hapa. Sidoqoftë, mbetet e rëndësishme dhe e shëndetshme të ecni rregullisht dhe në një mënyrë a një tjetër ta vini trupin në lëvizje. Mendojeni këtë si një shëtitje, meditim dhe kohë për veten tuaj, edhe nëse po bëni thjesht rrugën nga shtëpia për në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat