Shenja e horoskopit tregon arsyen pse ai nuk dëshiron të martohet me ju

Life style

Shenja e horoskopit tregon arsyen pse ai nuk dëshiron të martohet me ju

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Çdo burrë në Horoskop ka kërkesa specifike nga gruaja e tij e ardhshme. Nëse dikush nuk i plotëson ato, vihet në pikëpyetje bashkëjetesa dhe martesa.

Dashi

Ai kurrë nuk do të martohet me një vajzë të ndrojtur e cila nuk shpreh mendimin e saj. Ai që nuk dëshiron aventurë dhe veprim. Ai dëshiron një grua të sigurt pranë tij.

Demi

Ai nuk dëshiron që gruaja e tij të jetë agresive ose e paaftë për të shijuar gjërat e mira në jetë. Gjithashtu, ai nuk i toleron “lojërat” e mendjes. Ai nuk merr pjesë në to.

Binjakët

Nëse nuk jeni një personalitet interesant dhe nëse nuk keni humor, dijeni që nuk jeni për të.. Ai dëshiron që t’ja “intrigoni” mendjen. Ai nuk toleron situata të mërzitshme në jetën e tij.

Gaforrja

Ai dëshiron një grua me ndjeshmëri. Një vajzë të cilës mund t’i besohet të krijojë familje me të.

Luani

Ai dëshiron një grua të fortë dhe që është e denjë për të. Por mos të ketë vullnet të fortë apo të jetë kokëfortë, dhe natyrisht mos të përpiqet ta lërë në hije.

Virgjëresha

Ai nuk dëshiron një grua në krah që vazhdimisht rrezikon gjithçka. Ai gjithmonë ka një plan dhe studion çdo lëvizje të mundshme. Nëse jeni impulsive dhe nuk pyesni për rregullat, atëherë as atij nuk do t’i interesoni.

Peshorja

Nëse nuk dini të silleni siç duhet, atëherë ai nuk dëshiron të jetë me ju. Po flasim për njeriun që jeton sipas rregulave të tij.

Akrepi

Nëse gruaja nuk është një libër i hapur, atëherë ai është për një “jo”. Ai duhet të dijë gjithçka dhe nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël në marrëdhënie.

Shigjetari

Shigjetari nuk i duron dot gratë që varen prej tij ose emocionalisht ose financiarisht. Ai e ndjen se po mbytet dhe shtypet. Pra, dëshiron një partner të pavarur.

Bricjapi

Ai preferon të qëndrojë në shtëpi, të pushojë dhe të shijojë momentet e tij të qeta. Ai gjithashtu nuk dëshiron një grua që kërkon të bëjë të kundërtën.

Ujori

Ai nuk dëshiron një grua që ndjek rregullat. Ai nuk i pëlqen gratë që janë të varura ose tepër emocionuese.

Peshqit

Ky është një njeri ëndërrimtar dhe vizionar. Ai nuk do të martohet me një grua që është praktike dhe mbështetet shumë tek logjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat