Si të kujdeseni për lëkurën gjatë natës në verë

Life style

Si të kujdeseni për lëkurën gjatë natës në verë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Është e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën gjatë gjithë kohës, por gjatë stinës së verës kërkon vëmendje më të madhe. Gjatë kësaj periudhe lëkura bëhet më e thatë dhe si rezultat duket jo e shëndetshme. Për këtë rekomandohet një rutinë kujdesi gjatë mëngjesit por nuk duhet anashkaluar dhe mbrëmja.

Pastroni fytyrën tuaj

Nuk mjafton thjesht të hiqni make up-in nga fytyra. Duhet ta lani dhe të përdorni një pastrues me ujë të vakët për ta pastruar sa më mirë fytyrën tuaj.

Hidratojeni lëkurën

Mos harroni ta hidratoni lëkurën gjatë mbrëmjes. Pa hidratuesin e duhur, lëkura fillon dhe e humbet shkëlqimin. Zgjidhni produktin sipas tipit të lëkurës.

Kujdesuni për buzët tuaja

Në sezonin e verës, duhet të kujdeseni dhe për buzët. Para se të shtriheni duhet të largoni qelizat e vdekura të lëkurës me ujë të ngrohtë dhe aplikoni një zbutës buzësh.

Flini me shpinë

Për të shmangur problemin e rrudhave në fytyrë mos flini me shpinë. Kur flini në këtë qëndrim, fytyra shtypet drejt jastëkur, zakon që rrit shanset për krijimin e rrudhave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat