‘Keni ndonjë pyetje?’ – Si t’i përgjigjesh pyetjes së fundit në një intervistë pune

Life style

‘Keni ndonjë pyetje?’ – Si t’i përgjigjesh pyetjes së fundit në një intervistë pune

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Në fund të intervistave të punës, përgjithësisht punëdhënësit ose burimet njerëzore të kompanisë pyesin “Keni ndonjë pyetje për pozicionin e punës?”.

Përgjigjja e shkurtër është: “Jo”. Nuk është detyrimisht një përgjigje e gabuar, përkundrazi mund t’i bëjë punëdhënësit të mendojnë se ju e pranoni pozicionin pa ndonjë hezitim dhe mund të jeni të gatshëm të punësoheni që në atë moment.

Por nga ana tjetër, mund t’i bëjë ata të mendojnë se nuk keni interes, nuk jeni të motivuar, jeni arrogant ose keni mungesë përkushtimi. Sigurisht që gjithçka varet nga intervista në tërësi, por nëse nuk doni t’i përgjigjeni pyetjes së fundit me “Jo”, disa pyetje që mund të bëni janë:

1. Pyetje në lidhje me kushtet e punës (në varësi të punës): A është fabrika e pranishme në një vend ku ka substanca toksike? A do të vendosem në një vend të largët ku ndryshimet shoqërore dhe kulturore janë të theksuara? Cilat janë parametrat e sigurisë?

2. Pyetje në lidhje me nivelin e pritshmërive: A janë aftësitë dhe përvoja ime të mjaftueshme për të menaxhuar në mënyrë efektive detyrat dhe përgjegjësitë e punës? Cilat janë standardet e kompanisë për punën?

3. Pyetje në lidhje me punonjësit: A do të punoj me njerëz të tjerë? Cila është hierarkia e kompanisë? A do të bashkëpunoj me individë të caktuar, agjenci dhe grupe të tjera?

Këto pyetje ju japin mundësinë që të zhvilloni dialog me punëdhënësin, gjë që mund të ndikojë për mirë në punësimint tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat