Mund të keni këmbë bebesh brenda 5 minutash pa shpenzuar asnjë qindarkë

Life style

Mund të keni këmbë bebesh brenda 5 minutash pa shpenzuar asnjë qindarkë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Eshtë e rëndësishme të kemi këmbë të buta, lëkurë të lëmuar bebesh dhe sigurisht thonj estetikisht të bukur.

Për të gjitha këto nuk është e thënë të shpenzoni shifra të frikshme për një trajtim, thjesht të duhet pak kohë dhe dëshirë.

Anullojeni takimin dhe mbani shënim këshillat më poshtë:

1- Kërko gjithmonë për një palë këpucë të rehatshme. S'i zëvendëson asgjë.

2- Lajini çdo mbrëmje me ujë të ngrohtë.

3- Një herë në javë, futuni këmbët në një vaskë/govatë me ujë ku më parë keni hedhur kripë.

4-  Masazhojini me pak vaj ulliri të bashkuar me kripë.

5-  Blini vajra aromatikë dhe bimore të paktën 1 herë në muaj për t'i relaksuar.

6- Thonjtë mbajini të rregullt dhe mos kurseni për t'i bërë në estetikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat