Vetëm ngjyra e thonjve mjafton për t'ju ndryshuar humorin: Zbulo cila ngjyrë të duhet ty!

Life style

Vetëm ngjyra e thonjve mjafton për t'ju ndryshuar humorin: Zbulo cila ngjyrë të duhet ty!

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 10:24
Ilustrim

Nëse po kërkoni manikyrin e përsosur të thonjve, mund të jeni duke menduar se cilat ngjyra janë në modë ose cilat shkojnë më mirë me tonin e lëkurës, por a keni menduar të zgjidhni një ngjyrë thonjsh që mund të ndikojë në gjendjen tuaj të humorit?

Ngjyra është një mjet i fuqishëm komunikimi - që truri mund ta përcjellë me ose pa vetëdije. Nga ana tjetër, ato mund të ndikojnë në mënyrën se si ndiheni, mund të krijojnë ndjenja të vetmisë, lumturisë, ankthit, frymëzimit dhe shumë më tepër. Në studimin Emotional Reactions to Color (Reagimet emocionale ndaj ngjyrës), studiuesja Kathy Lamancusa shprehet se efekti emocional i ngjyrës tek secili person përcaktohet nga përvojat e tyre të kaluara, kultura dhe më shumë.

Çfarë kuptimesh mund të kenë ngjyra të ndryshme?

Blu - Ngjyra blu nxit ndjenjat e besimit dhe forcës. Në studimin e përmendur më lart, thuhet edhe se ngjyra blu bën që trupi të lëshojë kimikate qetësuese.

E verdha - E verdha shpesh përshkruhet si ngjyra që sjell ndjenja të ngrohtësisë, gëzimit dhe qartësisë. Të lyerit e thonjve me të verdhë mund t'ju bëjë të ndiheni më me energji dhe të gatshëm për të përballuar ditën. 

Vjollcë - Është një ngjyrë që konsiderohet sensuale, misterioze dhe madje ekzotike. Lyerja e thonjve tuaj me një "vjollcë mbretërore" mund t'ju japë vetëbesimin që keni kërkuar.

E kuqe - Thonjtë e kuq konsiderohen seksi! Kjo ngjyrë tërheq vëmendje dhe ka një histori të përcjelljes së emocioneve të forta (sensuale). Sipas psikologjisë së ngjyrave, lyerja e thonjve me të kuqe mund të ndihmojë në vetëbesimin tuaj dhe t'ju bëjë të ndiheni më të ngazëllyer dhe energjikë.

E zeza - Nuk e keni parë shpesh tek thonjë të zezën apo jo? Ngjyra e zezë shpesh mund të shkaktojë emocione kërcënuese ose ndjesi hidhërimi. Në shumë vende, e zeza simbolizon edhe vdekjen dhe rilindjen. Në studimin "Color and Psychological Functioning" (Ngjyrat dhe funksionimi psikologjik) nga Andrew J. Elliot, zbulohet se e zeza shpesh shoqërohet me mendime dhe ndjenja agresiviteti.

Portokalli - Edhe portokallia mund të ketë efekt për t'ju bërë të ndiheni më mirë me veten tuaj. Ajo ngjall gjithashtu ndjenja miqësie dhe gëzimi. 

Psikologët e ngjyrave kanë zbuluar se ngjyrat komunikojnë me trurin në mënyra që ne nuk mundemi. Mendojeni këtë kur të lini takimin e radhës tek estetistja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat