Qëndroni larg njerëzve me këto sjellje!

Life style

Qëndroni larg njerëzve me këto sjellje!

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Sjelljet e njerëzve shpesh mund të perceptohen ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Manipulimet mund të jenë më të lehta në fillim të njohjes, por disa karakteristika, mbeten të pashmangshme dhe mund të thonë shumë për një person, nëse jeni të vëmendshëm.

Më poshtë, gjeni 20 tipare që karakterizojnë njerëzit e pabesë:

1. Ata injorojnë limitet e tua fizike.

2. Ju ngulin sytë në një mënyrë gati hipnotizuese. 

3. Janë ata që duan të dominojnë bisedën.

4. Humori i tyre ndryshon vazhdimisht, brenda një kohe shumë të shkurtër.

5. Hera pas here duken të shpërqëndruar dhe sikur s'janë me mendje, aty ku ndodhen fizikisht.

6. Hapen shumë shpejt më të panjohurit dhe mund të tregojnë histori aq personale, sa personi përballë të mos ndihet rehat.

7. Janë të pasjellshëm në shumë situata.

8. Nuk janë aspak empatikë.

9. Flasin dhe veprojnë pa menduar dhe kjo mund të lëndojë njerëzit pranë tyre.

10. Dinë shumë gjëra për ty, në një mënyrë që ju bën të ndiheni disi "të kërcënuar", edhe pse s'keni gjë për të fshehur.

11. Ju thonë se si duhet të ndiheni në situata të caktuara.

12. Nuk ju dëgjojnë kur thua JO!

13. Refuzojnë të kërkojnë ndjesë.

14. Nuk i kontrollojnë dot emocionet e tyre.

15. Për ta nuk ka një të mesme. Diçka është " shumë e mirë" ose "shumë e keqe".

16. Ata i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit.

17. Janë të paparashikueshëm.

18. Nuk e tregojnë historinë e tyre kurrë siç është. Kushtojini vëmendje detajeve kur ata flasin.

19. Nuk e mbajnë fjalën.

20. Nuk e duan kritikën dhe as feedback-un negativ!

Përgatitur nga ekspertë të sjelljes dhe psikologë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat