Nëse do të flisnin lulet, çfarë do të thonin?

Life style

Nëse do të flisnin lulet, çfarë do të thonin?

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Ju ka ndodhur ndonjëherë të mos gjeni fjalët e duhura dhe të mendoni po sikur t’ia shpreh me ndonjë lule? Që nga Orienti mistik e deri ne Perëndimin e industrializuar, lulet kanë shërbyer gjithmonë për të përçuar emocione dhe mesazhe të caktuara.

Gjuha e luleve ose florigrafia është një ndër gjuhët më të bukura që mund të ekzistojë. Të dhurosh lulen e duhur nënkupton të japësh mesazhin e duhur, të dhurosh emocionet e duhura. Ndonjëherë pas një luleje fshihet qoftë një fjali e vetme. Një fjali e thjeshtë, por shumë kuptimplotë. Këto janë disa nga fjalitë më të bukura që ‘’thonë’’ lulet .

Tulipani i verdhë – Në buzëqeshjen tënde fshihet dielli.

Trëndafili francez – Të ftoj të takohemi nën dritën e hënës.

Kamelia rozë – Më mungon.

Kamelia e bardhë – Je e adhurueshme.

Kamelia e kuqe – Je flaka që mban ndezur zemrën time.

Krizantema – Je një mikeshë shumë e çmuar .

Trëndafili i bardhë dhe i kuq – Të dua akoma e do të të dua përgjithmonë.

Lulebora (Ortensia) – Faleminderit për mirëkuptimin.

Lulja Anemone Galilee – Mos më braktis. Kthehu sërish tek unë.

Gardenia – Nuk mund të jetoj më pa ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat