Pyetje që zbulojnë shumë për ju gjatë një interviste pune

Life style

Pyetje që zbulojnë shumë për ju gjatë një interviste pune

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Intervistat e punës janë goxha sfiduese. Të biesh në sy të njeriut që po të interviston nuk do të thotë të kesh eksperienca mbresëlënëse punë, por të mendosh 2 hapa para për pyetjet që do të të bëhen. Sipas ekspertëve të burimeve njerëzore, 3 pyetjet më poshtë janë më të rëndësishmet gjatë një interviste.

1. "Nëse unë do të takohesha me një nga ish-menaxherët e tu, çfarë mendon se do të thoshin kur t'i pyesja se cila është pjesa më interesante e punës me ty dhe cila është më sfiduesja?!"

Kur t'jua bëjnë këtë pyetje, tregoni për cilësitë që keni patur dhe mund të kenë ndryshuar, apo për gjëra që i keni zbuluar së fundmi tek vetja. Kjo i lë intervistuesit të kuptojë si ke qenë ti në raport me kompaninë dhe në ç'filozofi bazohet stili yt i punës. Mos u sforconi gjatë përgjigjes.

2. "Më trego për një rast ku dështova, për cilëndo arsye në botë."

Mos u përpiqni të dukeni perfektë. Të gjithë kemi gabimet, dështimet dhe mësimet tona. Jini vetja dhe do të bëni figurë të mirë.

3. "Më thuaj çdo gjë për projektin që të ka bërë më krenar/e."

Zakonisht gjatë një interviste jemi nervozë, por kur njerëzit fillojnë të flasin për diçka që e duan apo e kanë bërë me pasion, çlirohen. Kjo pyetje ju jep mundësinë të tregoni më shumë nga vetja dhe aftësitë tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat