Gjithë kohën keni bërë dush gabim – Arsyeja pse ndiheni më të lodhur në mëngjes

Life style

Gjithë kohën keni bërë dush gabim – Arsyeja pse ndiheni më të lodhur në mëngjes

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Dukshëm ka një mënyrë të drejtë dhe të gabuar për të bërë dush. Dhe pjesa më e madhe e njerëzve kanë zgjedhur atë të gabuarën për vite me radhë.

Duket si parajsë kur bën një dush të mirë e të nxehtë, që të zgjoheni dhe të bëheni gati për ditën. Por kjo gjë mund të mos ju ndihmojë.

Dushet e nxehta mund t’ju kthejnë në gjumë. Dalja nga një dush me avull në një ambient me ajër të freskët shkakton një rënie të papritur të temperaturës së trupit, e cila çon në një gjendje më të relaksuar.

Për të luftuar këtë gjendje të përgjumur, duhet të përpiqeni t’i bëni dushet tuaja të “miksuara”, herë ujë të ngrohtë e herë të ftohtë.

Pak para se të dilni nga dushi, qëndroni në ujë të ftohtë për 30 sekonda dhe rikthejeni në të nxehtë, para se të ndjeni sërish ujin e ftohtë në trup.

Ndryshimi i papritur nga uji i ftohtë përsëri në të nxehtë hap kapilarët nën lëkurë, gjë që nxit qarkullimin e gjakut. Diçka e tillë ju forcon sistemin imunitar, djeg dhjamin e shtuar si edhe ka efekte antidepresive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat