Ja pse nuk po arrini të kaloni në orgazmë

Life style

Ja pse nuk po arrini të kaloni në orgazmë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

1 Ankthi për suksesin e raportit seksual: ky ankth paraprak e dëmton ose e kufizon intimitetin me partnerin.

2 Raporti me trupin: mund të ndodhë që anorgazma të vijë për shkak të një frenimi personal, që mund të provokohet nga pasiguria dhe mungesa e vetbesimit.

3 Bllokime psikologjike që mund të vijnë për shkak se personi në të kaluarën ka qënë viktimë e një dhune seksuale, që mund të çojë edhe në humbje ndjenjash.

4 Mungesa e stimulimit klitoral: Gratë ndjehen të zëna ngushtë dhe të turpëruara, për të shprehur këtë nevojë të tyren dhe shpesh kanë tendencën të evitojnë diskutimin e kësaj teme.

5 Një çift i papërshtatshëm: Shumë shpesh anorgazma lidhet edhe me një partner/e të caktuar pasi partnerit/es nuk i ka ndodhur kjo me partner/e të tjerë/a.

6 Përdorimi i substancave narkotike dhe i antidepresantëve ka gjithashtu ndikim në mosarritjen e orgazmës dhe mund të kenë një efekt frenues mbi të.

7 Një vetë-kontroll i tëpërt: në këtë rast më të predispozuar për të vuajtur janë personat e ashpër/ kritikues të vetes së tyre, që vështirë ta lënë veten të lirë për të shijuar këto momente emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat