Pranoni veten, vendosni mendjen tuaj dhe do të triumfoni në jetë!

Life style

Pranoni veten, vendosni mendjen tuaj dhe do të triumfoni në jetë!

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Mos fajësoni askënd, mos u ankoni kurrë për askënd, për asgjë, sepse në thelb keni bërë atë që dëshironi në jetë. Pranoni vështirësinë e ndërtimit të vetes dhe vlerën e fillimit të korrigjimit të vetes.

Triumfi i njeriut të vërtetë vjen nga hiri i gabimit të tij.

Asnjëherë mos u ankoni për vetminë ose për lotin tuaj, përballojeni me vlerë dhe pranojeni atë. Në një mënyrë ose në një tjetër është rezultat i veprimeve tuaja dhe prova se Ju gjithmonë duhet të fitoni.

Mos u hidhëroni nga dështimi juaj ose t’ia atribuoni atë të tjerëve.

Pranoni veten tani ose do të vazhdoni të justifikoni veten si fëmijë.

Mos harroni se çdo kohë është e mirë për të filluar dhe se askurrë nuk është aq keq të heqësh dorë.

Mos harroni se shkaku i së tashmes tuaj është e kaluara juaj, si do të jetë e tashmja juaj është shkaku i së ardhmes tuaj.

Mësoni nga të guxuarit, nga të fortët, nga ata që nuk pranojnë kompromise, nga ata që do të jetojnë pavarësisht gjithçkaje, mendoni më pak për problemet tuaja dhe më shumë për punën tuaj.

Problemet tuaja, pa i ushqyer, do të vdesin.

Mësoni të lindni nga dhimbja dhe të jeni më i madh, gjë që është pengesa më e madhe.

Shikoni veten në pasqyrë dhe do të jeni të lirë dhe të fortë dhe do të pushoni së qeni një kukull e rrethanave, sepse ju vetë jeni fati juaj.

Çohu dhe shiko diellin në mëngjes dhe thith dritën e agimit.

Ju jeni pjesa e forcës së jetës tuaj.

Tani zgjohuni, luftoni, ecni, vendosni mendjen tuaj dhe do të triumfoni në jetë!

Mos mendoni kurrë për fatin, sepse fati është preteksti i dështimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat