Ja se çfarë ju bën vetmia burrave!

Life style

Ja se çfarë ju bën vetmia burrave!

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 06:50
Ilustrim

Ne e kemi ditur që vetmia rrezikon shëndetin mendor, por studimet sugjerojnë që ajo rrezikon edhe atë fizik

Një studim i “Harvard School of Public Health” ka nxjerrë në dritë se personat që kanë pak miq, bëjnë pak jetë sociale, s’kanë marrëdhënie të mira me familjarët, kanë në gjak një molekulë që rrit rreziqet kardiake.

Studimi ka përfshirë 3267 burra dhe gra mbi 60 vjeç, të cilët i janë nënshtruar një kontrolli, ku është matur përqendrimin në gjak i katër matësve të inflamacionit, përfshi këtu dhe “inteleuchina 6”. Gjatë studimit vullnetarët treguan për jetën private, numrin e miqve dhe të të afërmve me të cilët flisnin për gjithçka.

Jetës së tyre private i është dhënë një votë, që ekuinvaletohej me nevojën e tyre për të qenë të izoluar. Nga vëzhgimet doli se te meshkujt që ishin të mbyllur në vetvete, “interleuchina 6” gjendej në nivele të larta në gjak, që mund të favorizonte në shfaqjen e pllakëzave arterosklerotike. Ndërsa te gratë situata ishte krejt ndryshe, pasi edhe pse ato preferonin të qëndronin vetëm, nuk rrezikonin shëndetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat