Nëse ndiheni i/e gjykuar, ose gjykon veten pse je beqar/e, lexoni këtë

Life style

Nëse ndiheni i/e gjykuar, ose gjykon veten pse je beqar/e, lexoni këtë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Nëse jeni beqarë, a ndihemi mirë me këtë fakt apo jeni të shqetësuar? A ndiheni të gjykuar nga të tjerët, ose ndoshta gjykoni veten për mungesën e një partneri? Në shumicën e kulturave, është e vështirë të shmangësh mesazhin se të qenit i martuar dhe të kesh fëmijë janë kushte të rëndësishme për lumturinë. Ne mund të besojmë se diçka nuk shkon me dikë nëse ai/ajo është single.

Por a na dënon të qenit beqar me një jetë mjerimi dhe izolimi? A janë vërtet të lumtur të martuarit?

Në një studim pesëmbëdhjetë vjeçar me 24,000 njerëz në Gjermani, studiuesit zbuluan se martesa me të vërtetë rriti kënaqësinë e jetës, por rritja ishte e vogël - thuajse 1/10, dhe ky ndryshim ka të ngjarë të jetë për shkak të efekteve fillestare të martesës. Autori kryesor i studimit, dr. Richard E. Lucas nga universiteti i Michigan-it, arriti në përfundimin se shumica e njerëzve nuk ishin më të kënaqur me jetën pas martesës sesa para martesës, pra martesa nuk ndikon domosdoshmërisht te kjo.

Psikoterapistët thonë se kanë shpesh klientë të pakënaqur se janë beqarë. Disa nga pakënaqësitë e tyre vijnë nga ndjenja e vetmisë ose frika se do të jenë ashtu përgjithmonë. Por një pjesë ndjejnë edhe "turp" nga të tjerët dhe më së shumti edhe turp të shkaktuar nga vetja.

A janë të martuarit më të lumtur se beqarët? Varet nga personi. Dikush mund të jetë i mërzitur dhe i vetmuar edhe nëse është i martuar. Dikush mund të mendojë se do ndihet më mirë kur të ketë një partner, për të kuptuar më pas se nuk paska qenë ky problemi. 

Ne kemi nevojë për marrëdhënie të shëndetshme për të lulëzuar. Një partneritet përmbushës plotëson nevojat tona për lidhje dhe intimitet, duke na çliruar nga barra e nevojave të paplotësuara dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës sonë. Por, në fund të fundit, lumturia është një detyrë personale dhe jo domosdoshmërisht detyra e partnerit/es.

Të qenit beqar nuk na dënon të jemi vetëm. Sidoqoftë, duhet thënë se miqësitë dhe marrëdhëniet janë një burim kënaqësie i nënvlerësuar.

Nëse aktualisht nuk keni një partner, mbani mend se periudhat e të qenit beqarë mund të jenë mundësi rritjeje. Të qenit vetëm mund të jetë një mundësi për të punuar mbi veten - ndoshta duke eksploruar sesi marrëdhëniet e kaluara dështuan apo duke eksploruar gjithë mundësitë që ju ofrohen përreth. Ne mund të ndjejmë gëzim edhe nën shoqërinë e vetes: arti, leximi, shkrimi, muzika etj. Psikoterapia ose stërvitja mund të na ndihmojë të mësojmë më shumë për veten, atë që duam vërtet dhe si të ecim përpara në jetën tonë.

Nëse ndiheni të pakënaqur se jeni "single", rikujtojani vetes se duhet të tregoni më të butë me të. I duhuri ose e duhura mund të jetë shumë pranë, ndoshta edhe shumë larg. E rëndësishme është që, në rrugëtimin për të gjetur ~atë~, të mos humbisni veten. Kjo e fundit është e vetmja gjë e sigurt dhe e përjetshme që keni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat