Truke bukurie për vajzat dembele

Life style

Truke bukurie për vajzat dembele

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Të kujdesesh për lëkurën është një terapi më vete, por ndonjëherë kërkon shumë kohë. Pikërisht për këtë arsye shumë vajza e lënë rutinën e bukurisë pas dore dhe nuk kujdesen sa duhen. Megjithatë ekzistojnë disa truke, të cilat mund të shpëtojnë çdo vajzë dhe që do ju ndihmojnë të dukeni bukur përditë.

-Ndryshoni këllëfët e jastëkut 2-3 herë në javë. Duke bërë këtë do të shmangni krijimin e akneve në lëkurë dhe papastërtitë.

-Mbani telefonin të pastër. Celulari është një nga objektet që mund të dëmtojë më shumë lëkurën tonë, ndaj duhet t’i kushtoni shumë rëndësi pastrimit të tij.

-Pastroni poret e lëkurës. Pastroni ‘make up-in’ para se të flini. Por nëse jeni dembele, mund ta pastroni fytyrën me letra të lagura ose me vaj kokosi.

-Përdorni shampo të thatë. Për të mos shpenzuar shumë kohë duhet të përdorni shampo të thatë, sepse u jep volum flokëve dhe eliminojnë yndyrën.

-Pini sa më shumë ujë. Kjo do t’ju ndihmojë në detoksifikimin e lëkurës dhe i jep asaj shkëlqim natyral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat