Si të shpëtosh nga një marrëdhënie toksike?

Life style

Si të shpëtosh nga një marrëdhënie toksike?

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Të dalësh nga një marrëdhënie toksike nuk është edhe aq e lehtë, pasi në shumicën e rasteve ‘viktima’ nuk e dallon dot që po vuan. Ama ka disa mënyra si mund ta dalloni nëse marrëdhënia juaj është e tillë.

Nëse ndiheni keq, nuk ndiheni vetja, vuani nga depresioni, ndjeni mërzi, ankth me siguri marrëdhënia në të cilën jeni, qoftë dashurore ose jo, nuk është e duhura për ju.

Në këto marrëdhënie nuk ka ndjenjë reciproke, gjithmonë njëri person varet nga tjetri dhe ka frikë ta kërkojë ndarjen. Në një raport të tillë, viktima përpiqet të pranojë dhe justifikoj sjellje të dëmshme duke pritur për ndryshim.

Kërkoni ndihmë nga miqtë dhe personat që doni më tepër nëse ndjeni se po përjetoni një raport të tillë.

Gjithmonë opinioni i jashtëm ndihmon që t’i shohësh gjërat ndryshe, ndaj të kërkosh ndihmë është gjëja më e domosdoshme. Pasi të kuptosh çfarë po përjeton dhe të bindesh për problemin mund të dalësh nga raporti, sërish me mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat