Nëse doni që lidhja me virgjëreshën të zgjasë përgjithmonë, duhet t'i përkisni këtyre shenjave

Life style

Nëse doni që lidhja me virgjëreshën të zgjasë përgjithmonë, duhet t'i përkisni këtyre shenjave

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës e duan përsosmërinë më shumë se gjithçka tjetër në jetë. Janë njerëz të vendosur, racionalistë dhe të mprehtë, nisur edhe nga planeti i tyre, Mërkuri. Imtësitë për ta nuk janë asnjëherë pa domethënie, ndaj edhe u kushtojnë vëmendje analizave të hollësishme.

Të gjithë të lindurit në këtë shenjë, konsiderohen si njerëz me logjikë të fortë dhe vetëdisiplinë të lartë, karakterizohen nga një kujdes i vazhdueshëm.

Marrëdhëniet në çift

Sipas astrologjisë, partneri më i mirë për Virgjëreshën (mashkull apo femër) është vetë Virgjëresha. Arsyeja është se janë të dy të njëjtë, por kjo shenjë mund të krijojë lidhje të forta edhe me shumë shenja të tjera të Tokës dhe Ujit. Deri në moshën 30-vjeçare, Virgjëresha kombinohet me Demin dhe Bricjapin, ndërsa pas kësaj moshe, e gjen veten edhe me tri shenjat e ujit: Gaforren, Akrepin dhe Peshqit.

Marrëdhëniet më të mira të Virgjëreshës

Virgjëresha & Demi: Kjo është një lidhje që premton, sepse Demi mund t’i iniciojë pasionet e Virgjëreshës.

Virgjëresha & Gaforrja: Po ashtu është një lidhje që mund të kombinohet mirë, për shkak se të dyja shenjat ofrojnë pothuaj të njëjtat interesa.

Virgjëresha & Bricjapi: Një lidhje që premton shumë. Të dyja palët tregojnë interes ndaj njëri-tjetrit dhe përputhen mjaft mirë.

Marrëdhëniet më të këqija të Virgjëreshës

Virgjëresha & Dashi: kanë gjithmonë mosmarrëveshje të mëdha.

Virgjëresha & Binjakët: Fillimisht interesat i kanë thuajse të ngjashme, por nuk zgjasin shumë dhe kjo lidhje është e destinuar të dështojë. 

Virgjëresha & Luani: Është një lidhje e destinuar të dështojë.

Virgjëresha & Peshorja: Peshorja mërzitet shpejt dhe largohet nga Virgjëresha.

Virgjëresha & Akrepi: Një kombinim që zgjat, por me probleme, sepse komunikojnë me vështirësi.

Virgjëresha & Shigjetari: Një lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta durojë melankolizmin e Shigjetarit.

Virgjëresha & Ujori: Ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë, sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.

Virgjëresha & Peshqit: Duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohë shumë të shkurtër, nuk ka jetëgjatësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat