Loja që përmirëson jetën e dashurisë

Life style

Loja që përmirëson jetën e dashurisë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 22:57
Ilustrim

Lojërat janë studiuar për efektin e tyre të dobishëm ekskluzivisht tek fëmijët. Të rriturit janë përjashtuar gabimisht nga hulumtimi, thotë një artikull i psikologjisë sociale dhe personalitetit, sipas të cilit karakteristikat e mësipërme të lidhura me fëmijërinë ndihmojnë në menaxhimin e situatave të vështira psikologjike dhe marrëdhënieve romantike në moshën e rritur.

Sipas autorëve, lojërat dhe disponimi për lojë kontribuojnë në mendime dhe ndjenja pozitive me përfitime të mundshme për trupin, të tilla si aktivizimi i hormoneve dhe qarqeve specifike të trurit.

Në të njëjtën kohë, ata janë të përfshirë në komunikimin dhe ndërveprimin e individëve, duke ndihmuar, për shembull, të menaxhojnë më mirë stresin dhe të lehtësojnë tensionet personale. Këto efekte pozitive më vonë mund të aplikohen në fushën e marrëdhënieve, duke i bërë ato të zgjasin më shumë falë kënaqësisë dhe besimit.

” Një përmbledhje e literaturës ekzistuese si dhe hulumtimet nga laboratori ynë sugjerojnë se loja e gjallë përmirëson jetën e dashurisë së çifteve”, tha Kay Brauer, autori kryesor i punimit.

Çfarë përfshin sjellja lozonjare? 

“Surprizat e shpeshta për partnerin, tregimet dhe përfaqësimet e përvojave të këndshme të përbashkëta apo edhe përcaktimi i qëllimeve për përvoja të reja mund të rezultojnë efektive,” shpjegoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat