Si t’i zhdukim rrathët e zinj posht syve

Life style

Si t’i zhdukim rrathët e zinj posht syve

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 07:45
Ilustrim

Rrathët e zinj posht syve duken ndonjëherë kaq të pamundura për t’u hequr. Duke filluar që nga mosha 25-vjeçare prodhimi i kolagjenit ulet dhe elasticiteti i lëkurës suaj bie duke i bërë rrathët e syve dhe më të dukshëm. Pavarësisht se ne mendojmë që zgjidhja e vetme e problemit është aplikimi i kremit të syve, ka dhe plot mënyra të tjera që mund të na ndihmojnë për zhdukjen e rrathëve të zinj.

Përmirëso dietën tënde!

Ushqimet me kripe ndikojnë në përkeqësimin e pamjes së qeskave ndërsa ushqimet me vitaminë A dhe C ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit si për shembull karotat, specat, ananasi etj

Shmange alkoolin!

Pusho.

Të bërit një sy gjumë ndikon në zvogëlimin e stresit dhe në përmirësimin e pamjes suaj.

Qëndro e hidratuar!

Të jesh mjaftueshëm e hidratuar ndihmon në qarkullim dhe ul fryrjen poshtë syve.

Apliko krem plazhi!

Qeskat e syve mund të shkaktohen dhe nga dielli. Shpesh njerëzit kur aplikojnë krem dielli e shmangin zonën poshtë syve duke harruar që shkaktari kryesor i plakjes së lëkurës dhe armik i kolagjenit është dielli

Kujdesu të heqësh makeup-in. Ndonjëherë make up-i ngec nëpër cepat e syve duke shkaktuar fryrje. Prandaj është kaq e rëndësishme të pastroni sytë tuaj në mënyrë të kujdesshme çdo nate. Por ndërkohë që hiqni make up-in nuk duhet të aplikoni forcë pasi zona poshtë syve është shumë delikate

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat